Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për reformën administrativo-territoriale, i cili parashikon ndryshimin e hartës së qeverisjes vendore.

Projektligji u miratua me 8 vota pro dhe 5 kundër, pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas miratimit në parim të projektligjit , Komisioni i Ligjeve ndërpreu mbledhjen për një pushim prej 30 minutash.

Pas pushimit, Komisioni do të vijojë me shqyrtimin dhe votimin nen për nen të projektligjit.

Top Channel