Pasi kërkoi për muaj me radhë përjashtimin e Damian Gjiknurit nga diskutimet për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezë me deputetin socialist.

Demokratët kërkonin largimin e Gjiknurit për shkak se e akuzonin si të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Por PD nuk kërkoi vetëm përjashtimin e Gjiknurit, por edhe të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, kusht i cili ka rënë gjithashtu.

Në tryezën e mbledhur pak minuta më parë, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë ulur me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin.

Menjëherë pasi përfundoi takimet me aletët në selinë blu, Lulzim Basha bëri me dije sot se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore, kusht i pa-kontestueshëm i Bundestagut gjerman. Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore”, tha ndër të tjera Basha.

  Reforma Zgjedhore, Basha në emër të opozitës: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

FOTO GALERI
1/11

Top Channel