Reforma Zgjedhore, Basha në emër të opozitës: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

14/01/2020 12:45

Menjëherë pasi kanë përfunduar takimet me aletët në selinë blu, Lulzim Basha bëri me dije për mediat se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm që synon transparencën, kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur, sot opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonese të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para të reformës”, tha Basha.

“Reforma Zgjedhore, kusht i pa-kontestueshëm i Bundestagut gjerma. Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershm. Fundi i krizës politike vjen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Praktika ka treguar qartë që problemi me zgjedhjet ka qenë shitblerja e votave. Në tryezën për Reformën Zgjedhore opozita ka dërguar 2 përfaqësuesit e saj”, tha Basha më tej.

Top Channel