Projektohet shkëmbimi Politano-Spinazzola, Mertens te Interi në verë!

14/01/2020 11:54

Interi dhe Roma janë shumë afër një shkëmbimi të bujshëm. Matteo Politano pritet të transferohet te verdhekuqtë ndërkohë që në shkëmbim zikaltrit do të marrin Leonardo Spinazzolan.

Me dëmtimin e Zaniolos, Roma ka nevojë për një lojtar në repartin e avancuar ndërkohë që Interi ka probleme në krah dhe Spinazzola do të ishte elementi i duhur për të përforcuar skuadrën e Antonio Contes. Nuk dihet ende se me çfarë formule do të bëhet ky shkëmbim por gjasat që të realizohet janë të mëdha.

Ndërkohë iu referuar raportimeve që vinë nga Sportmediaset Dries Mertens do të jetë sulmuesi më i ri i Interit duke filluar që nga vera e ardhshme. Lojtari i cili është në skadencë kontrate me Napolin ka refuzuar të gjithë ofertat nga Kina dhe një nga West Ham pasi dëshiron vetëm zikaltrit dhe mesa duket ka arritur akordin me Interin.

Top Channel