Sandër Simoni, kryetari i përkohshëm i GJKKO, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po i nënshtrohet seancës së vettingut.

Simoni ka qenë ish-kryetar i Gjykatës për Krimet e Rënda. Ndërkohë trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

KPK ka deklaruar se : Sandër Simoni është kontrolluar për të tre kriteret.

Për kriterin e pasurisë u analizua raporti i ILDKPI që thotë se deklarimi është i saktë dhe ka burime të ligjshme. KPK kreu një hetim të thelluar që konsiston: 1. Ap 116 m2 me vlerë 6. 5 milionë i marrë në kredi.

Dhe konstatohet se përputhet dokumentacioni dhe nuk është konstatuar konflikt interesi dhe se subjekti e ka përfituar lehtësinë në përputhje me vkm. Subjekti ka patur mundësi të paguajë këstet e kredisë. Duket se shoqëria H.shpk jak shitur apartamentin më lirë , por kjo do vlerësohet në raport me të dhënat e tjera.

Shpenzime për blerjen e orendive dhe shpenzimet e dasmës janë mbuluar vlera 700 mijë lekë me kredi konsumatore të marrë nga bashkëshortja. Në lidhje me kredinë konsumatore banka konstaton se bashkëshortja ka patur mundësi t’i paguajë këstet.

Subjekti dhe bashkëshortja kanë patur mundësi me të ardhurat për të mobiluar apartamentin dhe për të mbuluar shpenzimet e dasmës. Blerja e një automjeti Ford, vlera 200 mijë lekë me pjesë takuese 50 përqind me bashkëshorten. Nga korrespodenca konfirmohet blerja e automjetit. Kpk nuk ka konstatuar problematikë.

Po ashtu rezulton një huadhënie për të vëllain l.s në vlerën 1 milionë e 400 me burim të ardhurat nga mësim dhënia , kursime 400 mijë lekë gjatë 2014 . Subjekti ka patur mundësi të ligjshme për dhënie huaje të vëllait.

Bashkëshortja i ka dhënë hua kunatit ( vëllait të subjektit ) prej 30 mijë euro ndërsa subjekti i ka dhënë hua 1 milionë lekë hua me qëllim për të blerë një apartament në Tiranë për ta ndihmuar që të kishte një shtëpi në një kohë që ai jetonte në ShBA. Komisioni hetoi nëse kjo shtëpi ishte vërtet e vëllait të gjyqtarit, dhe nga hetimi nuk rezultoi konflikt interesi, dhe as aktivitet i dyshimtë transaksionesh.

Në lidhje me të dhënat trupa gjykuese do i vlerësojë provat me objektivitet gjatë shpalljes së vendimit, bashkëshortja kishte të ardhura për dhënie huaje, po ashtu edhe gjyqtari. Bashkëshortja e subjektit ka blerë automjet benz me çmim 840 mijë lekë, me burim kursimet nga paga dhe kursime familjare. Nga ana e bashkëshortes së gjyqtarit ky mjet është blerë në Gjermabi nga D.C për 6 mijë euro, vlera e automjetit shkon 1 milionë. D. C ja shet makinën shtetases në fjalë më shumë se sa ai e kishte blerë. Në lidhje me mundësitë financiare për blerjen e kësaj makine, subjekti deklaron kursimet dhe pagën. Deklarimi i subjektit dhe analiza financiare tregojnë që gjyqtari dhe bashkëshortja kishte të ardhura për ta blerë”, sipas KPK.

Vijon…

Top Channel