Bogdani i zhgënjyer/ Reagimi për numrin e vogël të tifozëve në ndeshjet miqësore

13/01/2020 15:29

Rikthim ne kohë, padyshim i tillë ishte goli i shënuar nga Erjon Bogdani ndaj Italisë në ndeshjen miqësore të 10 janarit.

Jo vetëm për atë por për këdo që ndjen nostalgji për kombëtaren e atyre viteve, megjithëse duhet pranuar protagonist kryesor e ka shijuar në maksimum.

“Është kënaqësi normal, u ritakuam pas shumë vitesh dhe nisëm të shkëmbenim batuta rreth të kaluarës. Kjo ishte një ndeshje që luhej për më shumë sesa thjesht futboll duke qenë se u realizua për të prekurit nga tërmeti megjithëse unë prisja më shumë tifozë”, shprehet Erjon Bogdani.

Veç takimit dhe bashkimit në fushën e lojës pas shumë vitesh Bogdani ka dhe një moment që nuk do e harrojë nga kjo ndeshje.

“Ishte dhe Colonnessi mbrojtës i Italisë i cili në momentin që u futa në fushë më tha se nuk do ja dilja ti shënoja duke qenë se ai ja ka dale të frenojë sulmues të mëdhenj, megjithatë pasi shënova sigurisht që iu afrova duke i thënë se ja dilja ti shënoja edhe ne stërvitje ja dola edhe në ndeshje ndaj tij’’, shton më tej Bogdani./ Sidorela Gjoni/

Top Channel