10 vite pas tërmetit që shkatërroi Haitin, lagjet e reja me shtëpi një katëshe (Foto)

13/01/2020 15:33

Më 12 janar të vitit 2010, ditë e martë ora 21:53 në Haiti u godit nga një tërmetet më të mëdha në Amerikën qendrore.

Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura nga tërmeti ishin Leogane dhe kryeqyteti Port Au Prince. Një e katërta e popullësisë humbi jetën nën gërmadha. Rreth 200.000 persona janë gjendur të vdekur dhe mijëra tjerë nuk jane gjetur akoma. Qeveria e Haitit, tregoi se janë nga 215.000 deri 230.000 viktimat e tërmetit dhe 1 milione mbetën pa strehim.

Nga gjithë bota shkuan për ndihmë në shtetin e vogël. Ushtria amerikane zbarkoi për shkak se në Haiti nuk kishte më pas shtet.


Drejtuesit e vendit ishin vrarë nga tërmeti. 10 vitë pas kësaj ngjarje në Haiti plagët nuk janë shuar ende, por në shumë zona janë ndërtuar shtëpitë e reja, të gjitha me një kat.

Më çati të lehta dhe në zona të kontrolluara që toka nuk lëviz shumë. Ky system banesash rekomandohet në zonat ku ka shumë tërmete. Lagje të ngjashme me shtëpi të ulta parashikohen të ndërtohen edhe në Shqipëri për strëhimin e atyre që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

FOTO GALERI
1/27
Ushtaret amerikane zbarkuan ne Haiti ne Janar te 2010, ne sfond pallati presidencial i shkaterruar, e gjithe qeveria ishte vrare nga termeti

Top Channel