Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek është goditur në kohë në Qafë Botë.
Kështu u sekuestruan në automjet 36.3 kg kanabis si dhe u vu në pranga poseduesi, shtetasi E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.
Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.
Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit
Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.
Top Channel