E martë, 21 Janar 2020
17:11
Pas futbollit, muzika/ Usain Bolt, jetë e re me… reggae

Pas futbollit, vjen muzika; kjo është jeta e re e njeriut më të shpejtë të botës, Usain Bolt, rekordmeni botëror i garave 100 dhe 200 m dhe që është tërhequr përfundimisht nga atletika në vitin 2017.

17:04
Tensionet Greqi-Turqi, Pompeo letër Mitsotakisit: Ju mbështesim, të ruhet qetësia në rajon

SHBA mbetet e angazhuar për të mbështetur demokracinë, prosperitetin dhe sigurinë në Greqi. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i cili i është drejtuar me një letër kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis këtë të martë, ku lidhjet mes Greqisë dhe SHBA-ve si dy vende në NATO i konsideron si të jashtëzakonshme.

17:02
Dëbimi nga Shqipëria, turkut Çelik iu mohua ankimimi

Urdhri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e drejta e ankimimit siç parashikon legjislacioni shqiptar.

17:01
Transformimi “shokues” i këngëtares së famshme (FOTO)

Ish-anëtarja e grupit të famshëm “Atomic Kitten” ka “shokuar” të gjithë fansat me transformimin e saj drastik.

16:55
Përfshihet nga flakët zona e Çardhakut në Korçë, terreni i thyer pengon zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë zonën e Çardhakut në qytetin e Korçës. Vatra e zjarrit është në afërsi të vendit ku janë vendosur edhe antenat e sinjalit.

16:55
Spanjë/ Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, të paktën 4 persona kanë humbur jetën

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Spanjë, midis tyre tre meshkuj dhe një femër.

16:52
LVV: Komuna e Prishtinës dhe MMPH kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badovc

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se me dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, kanë shkelur ligjin.

16:48
Video/ Gruaja qëllohet me tre plumba, gjithçka transmetohet live në “Facebook”

Një grua e ka pësuar keq nga një përplasje verbale që ka pasur me disa persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan mbi të 3 herë dhe u larguan menjëherë nga vendngjarja.

16:45
Ndryshimet klimatike/ Trump: Refuzoni profecitë apokaliptike! Greta i përgjigjet: Shtëpia jonë po digjet

‘Duhet të refuzojmë profetët shumëvjeçar të cilët vetëm parashikojnë apokalips’, ky ka qenë një nga qëndrimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ku qëndrueshmëria është tema kryesore e takimit.

16:43
BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

Linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ndikon dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e Bashkimit Evropian për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialog, tha sot zëdhënësi i BE Peter Stano.

16:41
Përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals, tre të arrestuar

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, gjatë një operacioni të bastisjes në tri qytete të Kosovës, ka arrestuar tre persona nën dyshimin për falsifikim të parave.

16:41
Basha shënon edhe në Championsin aziatik (VIDEO)

Migjen Basha gjen rrugën e rrjetës edhe në Champions Leaguen aziatike. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare i cili është tërhequr nga kuqezinjtë, i hapi rrugën suksesit të thellë me shifrat 5-0 të Melbourne Victory ndaj skuadrës indoneziane të Bali United.

16:39
Greva në Paris/ Rritet me 40% numri i aksidenteve rrugore

Greva kundër reformës së pensioneve në Francë ka bërë që të rritet me 40 përqind numri i aksidenteve rrugore në të cilat janë përfshirë persona që përdornin biçikleta apo motorë të vegjël.

16:33
Dy shpërthime të fuqishme në Stokholm

Dy shpërthime të fuqishme brenda pak minutash kanë ndodhur në Stokholm ditën e sotme, ku si pasojë mbeti një person i lënduar si dhe pati dëme tek ndërtesat.

16:25
Ky truk i thjeshtë mund të rrisë numrin e “like” në Instagram-in tuaj

Disa studiues nga Universiteti Rowan në New Jersey kanë zbuluar se filtrat të cilat ju përdorni në selifet tuaja mund të rrisin numrin e pëlqimeve që marrin.

16:08
Barça mendon për Aubameyang, pas dëmtimit të Suarez

Luis Suarez është operuar në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj që do të thotë se për Uruguajanin sezoni është praktikisht i mbyllur.

16:02
Rej Manaj, te Barcelona/ Sulmuesi i kombëtares do luajë me ekipin e dytë

Rej Manaj është zyrtarisht futbollist i Barcelona B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u transferua te skuadra katalanase nga Albacete në merkaton e muajit janar për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Francisco Javier Garcia Pimienta.

15:59
Ligji i ri për sportin/ Ndryshojnë nenet për sponsorizimet

Pas disa muajsh pritje e disa dhjetëra mbledhjesh e diskutimesh mes ekspertësh e grupeve të interesit, paketa e re ligjore e propozuar nga përfaqësuesit e sportit dhe veçanërisht të futbollit si sporti që zë pjesën e luanit, si përfundim ka sjellë si rezultat ndryshimin e një paragrafi në ligjin e vjetër të sponsorizimeve që ka qenë ekzistent që nga viti 1994.

15:52
Greqia kthen refugjatët/ Dëbime drejt Turqisë nga policia greke

Refugjatët në Greqi flasin për dhunë masive dhe dëbime ilegale drejt Turqisë. Organizata të pavarura jo qeveritare thonë se po ndodhin kthime të refugjatëve, të ashtuquajtura Push Backs, nga policia greke pa asnjë lloj ligjshmërie, ndërkohë që Athina zyrtare hesht.

15:49
Virusi vdekjeprurës/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm

Shkencëtarët kanë identifikuar një koronavirus të ri i cili është përgjegjës për infektimin e mbi 200 personave që nga shpërthimi I epidemisë në Wuhan në Kinës.

15:46
Shkodër/ Mjeshtrit e drurit, tradita një shekullore e familjes Karini

Ditën e nis dhe e mbyll në punishten e tij të vjetër.

15:42
Kina konfirmon se virusi i ri është ngjitës

Ekspertët kinez të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi i ri i quajtur “korona” dhe që u ka marrë jetën katër njerëzve, është ngjitës, ndërsa është përhapur frika se virusi mund të përhapet me shpejtësi tek njerëzit. Qeveria kineze beson se shpërthimi i virusit të ri në qytetin Wuhan do të vihet nën kontroll.

15:41
Migjen Basha nuk ndalet me klubin e ri, shënon edhe në Ligën e Kampionëve

Migjen Basha po kalon një formë të mirë me klubin e tij Melbourne Victory, ku ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

15:40
Homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Ceremoni të shumta janë mbajtur në Kosovë me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës, presidentit historik të saj.

15:35
LDK: S’ka përgjigje nga VV/ Nënkryetari Veliu: Nuk kemi ofertë tjetër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu deklaroi se LDK nuk ka ofertë tjetër për Vetëvendosjen përveç asaj të dorëzuar së fundi.

15:31
Stuhia “Gloria” godet Spanjën dhe mbërrin në Francë (Foto)

Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.

15:30
Hiqet taksa për pensionistët e huaj/ Masa për të lehtësuar qëndrimin e tyre në Shqipëri

Qeveria do të heqë taksat për të gjithë pensionistët e huaj që vijnë të jetojnë në Shqipëri duke shpresuar se kjo masë do të ndihmojë ekonominë.

15:26
Gripi, 12 orë më 40 gradë/ Mjekët: Në Shqipëri lëvizin dy lloje virusi

Instituti i Shëndetit Publik raporton për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit, por ndërkohë kjo duket qartë nga numri i vizitave tek mjeku i familjes, të cilët thonë se kanë pasur raste me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë celcius.

15:22
Debati për anëtarët e Kushtetueses/ Presidenca kërkesë “Venecias”

Komisioni Venecias është duke përgatitur dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .

15:16
Tatimet, të ardhurat në rënie/ Gropa më e madhe financiare e krijuar nga TVSH

Administrata tatimore deklaron se të ardhurat në buxhetin e shtetit janë dëmtuar nga ecuria e dobët e investimeve në ekonomi.

15:11
Mungojnë vaksinat antigrip/ Elbasan, kërkesat janë të mëdha

Ndërkohë që ISHP çdo ditë bën thirrje për vaksinimin e populates kundër gripit të stinës, në Elbasan vaksina e gripit mungon prej disa javësh.

15:09
Ndryshimet në Kodin penal: 5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas, 10 vjet për përsëritësit

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga deputetet e Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje.

15:06
Vritet i dënuari për drogë në Francë/ Vilson Tafçiu ishte depërtuar pas arrestimit dhe dënimit

Lidhur me ngjarjen mbrëmjen e së hënës, ku në zonën e Astirit në Tiranë, mbeti i vrarë një 28 vjeçar, Vilson Tafçiu, policia ka një të dyshuar, pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe marrjes në pyetjeve të dëshmitarëve.

15:00
“21 janari”, 9 vite pa drejtësi/ Përkujtohen katër viktimat e protestës së 2011

I njëjti ritual që përsëritet për të nëntin vit në përkujtim të Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, të vrarë nga plumbat e gardës së republikës më 21 Janar 2011.

14:47
“Shpresoj të ta ketë hequr ai”/ Pas kësaj fotoje, Aniston shton dyshimet për një rikthim me Brad Pitt-in

Pas shkëlqimit të saj absolut në edicionin e 26-të të Screen Actors Guild Awards dhe shpresës që “u injektoi” fansave të saj për një rikthim të mundshëm më Brad Pitt-in, plot hijeshi, Jennifer Aniston rindezi dyshimet për një romancë të mundshme me ish-bashkëshortin e saj.

14:47
Mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutohet për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje

Ka nisur të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

14:45
Trump shkon i përgatitur në Davos, këpucë me shtresë të veçantë kundër rrëshqitjes në borë

Me të zbritur në alpet zvicerane, presidenti amerikan Donald Trump që po merr pjesë në samitin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ishte përgatitur për këtë terren malor që karakterizohet me shumë borë gjatë muajve të dimrit.

14:41
Qëndrimi më i shtrenjtë i Trumpit në Davos, 3.4 milionë dollarë

Udhëtimi dyditor i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Forumin Ekonomik Botëror do t’i kushtojë taksapaguesve amerikanë 3.4 milionë dollarë, qëndrimi i tij më i shtrenjtë deri më tani në Davos, shkruan Quartz.

14:37
Nga Jim Morrison te Elvis Presley! Si do dukeshin këta 12 artistë nëse do ishin gjallë

Suksesi i pashoq, fama e padiskutueshme si dhe adhurimi nga mbarë globit nuk mundi dot t’i shpëtonte yjet e muzikës ndërkombëtare nga shuarja.

14:37
Vijon rikonstruksioni i shkollës “1 Qershori” në Kombinat, do të jetë me një turn

100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet do ta gjejë Kombinatin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, që i plotëson standardet për mësim normal dhe me një turn. Pas ndërtimit të shkollës “Betim Muço”, Bashkia e Tiranës vijon punën për rehabilitimin e shkollës “1 Qershori”, e cila po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, për herë të parë që nga ndërtimi i saj në vitin 1961.

14:23
Çfarë po na bëjnë rrjetet sociale! Shpikjet e njerëzve për ‘foton perfekte’

Rreth 93 milion selfie janë postuar në mediat sociale në ditë, sipas një studimi, për të mos përmendur fotografitë e ushqimit, kafshëve shtëpiake, fëmijëve, luleve dhe perëndimit të diellit.

14:20
Kampi i shfarosjes në Aushvic, publikohen fotot me ngjyra

Britanikja The Sune tregon fotot e tmershme të kampit më famkeq të luftës së dytë botërore.

14:19
Naftë kontrabandë në bidonë plastikë, arrestohet 50-vjeçari në Maliq

Një 50-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi u kap duke tregtuar nafte të dyshuar si kontrabandë.

14:09
“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës

Të afërm të viktimave të Masakrës së Srebrenicës ngritën padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

13:56
Kërkuan rivlerësim mase, gjykata rrëzon kërkesën e Shullazit dhe grupit

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe grupit për rivlerësim të masës së sigurisë që pasi Krimet e Rënda u mbyllën.

13:49
Pogradec/ Digjet një makinë në mes të qytetit

Një makinë në ecje është djegur në unazën e qytetit të Pogradecit.

13:36
Ambasadori OSBE/ Reforma zgjedhore sfidë e vështirë, duhet kompromis

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot, në Tiranë, një konferencë për rritjen e pjesëmarrjes së grave, pakicave kombëtare dhe personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

13:23
Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Hapi i fundit drejt marrëveshjes finale?

Arritja e një marrëveshjeje për rikthimin e fluturimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ka entuziazmuar edhe presidentin Trump.

13:18
Mungojnë vaksinat antigrip! Elbasan, kërkesat janë të mëdha

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ISHP-së për t’u vaksinuar ndaj virusit të gripit, prej disa javësh në Elbasan mungojnë vaksinat.

13:11
Përkujtohet Ziver Veizi/ Ceremoni në Gjirokastër për viktimën e 21 janarit

Në Zenelaj pranë Gjirokastrës në vendlindjen e njërit prej të vrarëve të 21 janarit, Ziver Veizaj, familjarë dhe miq u mblodhën në një ceremoni përkujtimore.

13:08
Përkujtohen viktimat e 21 janarit/ Ceremonia në bulevardin para kryeministrisë

Në bulevardin “Dëshmoret e kombit”, siç është bërë traditë po përkujtohen viktimat e 21 janarit.

13:04
Burgu i Zaharisë si “kamp përqendrimi” për të sëmurët mendorë/ Gjykata e Strasburgut ndëshkon Shqipërinë, 15,000 euro dëmshpërblim për rastin e Arben Strazimirit

Gjykata e Strasburgut ka ndëshkuar shtetin shqiptar me një gjobë prej 15 mijë euro për rastin e Arben Strazimirit.

12:53
Bizneset raportojnë në kohë reale/ Nis faza e parë e fiskalizimit për xhiron ditore

Në një shtator të këtij vit do të nisë faza e parë e procesit të fiskalizimit dhe ligji është publikuar në fletoren zyrtare.

12:44
100 vjetori i kongresit të Lushnjës/ Ceremoni në qytet, flet kryeparlamentari Ruçi

Është kremtuar në qytetin e Lushnjës 100 vjetori i mbajtjes së kongresit të Lushnjës në një atmosferë festive. Ky kongres vendosi bazat e shtetit shqiptar të sapo krijuar dhe është me rendësi historike për parlamentarimnin.

12:38
Nga Messi te Pogba – Dhjetë yjet që kontratat u skadojnë në verën e vitit 2021

Afati kalimtar i janarit është aktualisht e hapur, ku nuk mungojnë zëra për transferime në javët e fundit.

12:34
Procedimi i gjyqtarëve/ KLGJ sqaron: Ankesat ia kemi kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit njofton se i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të gjitha kërkesat apo ankesat e ardhura në adresë të këtij institucioni për gjyqtarët.

12:32
LDK pret VV-në: Nuk morëm përgjigje për ofertën tonë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i dërgoi mesazh Lëvizjes Vetëvendosje se janë në pritje të përgjigjes lidhur me ofertën që ata kanë dërguar, përndryshe nuk kanë se çfarë të flasin.

12:31
Minxhozi: Rugova kontribuoi për Kosovën e lirë që prosperon drejt BE-së

Në 14 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova homazhe tek varri i tij bëri edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi i cili theksoi se sot kujtohet kontributi i ish-presidentit për lirinë e Kosovës.

12:28
Viti i Federico Fellinit/ Italia përkujton 100-vjetorin e lindjes së gjeniut të kinematografisë

100-vjetorin e lindjes së gjeniut të kinematografisë, Federico Fellini, qyteti I lindjes së tij, Rimini e kremtoi me tortën e preferuar të regjisorit të famshëm italian, “Zuppa Inglese”.

12:24
Kongresi i Lushnjës, përkujtohet historia

​Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

12:21
Donjeta Sadiku e e nis mbarë aventurën në “Strandja” të Bullgarisë

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun e madh ndërkombëtarë “Strandja” në boks.

12:16
Familja në rrezik! Kur shtëpia s’të mbron nga asgjë…

Mark Malci së bashku me bashkëshorten e tij, Lulen jetojnë prej shumë vitesh në një barake në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

12:14
Lot dhe dhimbje për të rënët e 21 janarit/ Familjarë, të afërm e miq mbushin rrugët e kryeqytetit

Familjarë, miq, të afërm dhe figura të politikës kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit në nderim të të rënëve të 21 janarit.

12:10
Babai monstër dogji me benzinë vajzën 16 vjeç, sepse mbrojti të ëmën nga dhuna e tij

Një adoleshente po vuan pasojat e tmerrshme të djegieve në fytyrë dhe duar pasi ajo dhe nëna e saj u sulmuan nga babai i dhunshëm dhe në gjendje të dehur.

12:05
9 vjet pa drejtësi/ Përkujtohen 4 viktimat e 21 janarit

Publikimi i kësaj video i dha zjarr zemërimit të opozitës socialiste e cila organizoi një protest massive mëngjesin e 21 janarit të vitit 2011 përballë kryeministrisë.

12:04
Fluks nga gripi në Berat/ Çdo ditë paraqiten 100 fëmijë në spital

Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat,ku 3 javët e para të vitit 2020 janë shoqëruar me një shtim të madh të rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat.

11:55
Detaje të reja/ Atentati me armë zjarri në lokalin e Vlorës, çfarë ka zbuluar grupi hetimor

Të shtunën (18 janar), diku rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë mbetën të plagosur brenda në lokal dy persona, pasi u qëlluan me armë zjarri.

11:52
Tetë vende evropiane mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mision të mbikëqyrjes detare në Ngushticën e Hormuzit.

11:40
“Tradhti në stadium”/ Momenti i sikletshëm kur kamerat kapin MAT një çift duke u puthur

“Tradhti në stadium”- kjo është fabula e një videoje që tashmë është shndërruar në virale, që prej fundjavës që lamë pas.

11:27
Arrestohet një person, ngacmoi seksualisht të miturën

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar dje një person të dyshuar në Vushtrri pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

11:25
Celularë, euro dhe çanta/ Mashtruan dhe grabitën 2 sirianë në Korçë, arrestohen 4 të rinj

Katër të rinj kanë rënë në pranga, pasi vodhën me dhunë dy shtetas sirianë në lagjen numër 8 të Korçës.

11:24
I dënuar për vrasjen e Naim Zyberit/ Arben Grori refuzoi dy gjyqtarë, i treti është…

Është hedhur shorti për Arben Grorin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit dhe është caktuar si gjyqtar Ardian Kalija.

11:20
Inter nuk ndalet, sulmuesi zbarkon në Milano

Victor Moses ka arritur në Itali për të kryer testet mjekësore në Inter , raporton Sky Sport Italia.

11:18
Manaj: Dita më e rëndësishme e jetës sime

Rey Manaj është prezantuar dje tek Barcelona B, duke nisur një rrugëtim të cilin ai e cilëson si më të rëndësishmen në karrierën e tij si futbollist.

11:16
Tentojnë të vjedhin një bankomat në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se në orët e mëngjesit të ditës së hënë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke.

11:15
Mbappe për Liverpoolin: Ata janë të jashtëzakonshëm, po fitojnë çdo tre ditë!

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e ka përshkruar Liverpoolin si një ekip fantastik, por insistoi se ai është i lumtur me jetën e tij në Paris Saint-Germain.

11:12
Thaçi nderon kontributin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 14-vjetorin e vdekjes.

11:12
​Veliu: LDK nuk ka tjetër ofertë për VV-në, ne po i presim ata

Me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij.

11:11
Sherr për 50 euro/ I riu shqiptar rrëfen krimin, si e hodhi në lumë trupin e kushëririt pas zënkës

Pas vrasjes së Erion Morinës, policia italiane ka arrestuar kushëririn e 20 vjeçar, Musli Morina si autor i dyshuar.

11:09
​Haradinaj: Kosova gjithnjë do ta nderojë presidentin Rugova

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

11:06
Rezultatet e para të hetimeve, Irani konfirmon: Dy raketa ishin lëshuar në drejtim të aeroplanit ukrainas

Dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit ukrainas të rrëzuar më 8 janar në Teheran, thuhet në rezultatet e para të hetimeve të kryera nga ekipi i aviacionit civil të Iranit.

11:01
Pa buxhet, Kosova mund të përballet me trazira dhe dëme të mëdha në shoqëri dhe ekonomi

​Kriza politike në Kosovë si pasojë e vonesës në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, nuk përjashton mundësinë që vendi të përballet me kolaps buxhetor për shkak të mosmiratimit të buxhetit të vitit 2020.

11:01
Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Modelja Ashly Graham ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

11:00
Kupa e Kosovës me sfida shumë interesante

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

10:56
Barcelona futet në garë për Timo Werner

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin uruguaian Surez, i cili pritet të mungoj për një kohë të gjatë pas operimit që bëri ditë më parë.

10:40
Fotografitë e Meghan-it “skandalizojnë” rrjetin: Të marrë këshilla nga dadoja për të birin

Mbarë përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle-it të marrë urgjentisht këshilla nga dadoja sa i takon të birit Archie.

10:39
Mbyllja e Krimeve të Rënda. Shullazi dhe grupi kërkojnë rivlerësimin e masës

Çështja e Emiliano Shullazi, Gilmando Dani Endri Qyqa dhe të pandehurve të tjerë vazhdon të shkaktojë diskutime.

10:25
Kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, Zaev akuzon liderin e opozitës për destabilitet

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka akuzuar liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski se po rrezikon stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut me kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës nëse fiton zgjedhjet parlamentare në 12 prill.

10:21
Investimi i ri i Bashkisë, dy lagje të tjera në Tiranë marrin zgjidhje të furnizimit me ujë

Çdo ditë një investim i ri kryhet në kryeqytet nga specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Gjatë ditëve të fundit u rikonstruktua plotësisht rrjeti i ri i ujësjellësit për banorët e rrugës “Pandi Dardha”, duke garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

10:20
Oksigjen nga pluhuri i Hënës? Eksperimentet që mund të sjellin ndryshime revolucionare

Edhe pse Hëna vetë nuk ka atmosferë, ajo ka shumë oksigjen të përzier me pluhurin e sipërfaqes së saj në formë oksidesh.

10:19
Ish-shefi i Interpolit dënohet me 13 vjet e gjysmë burgim

Një gjykatë kineze ka dënuar ish-shefin e Interpolit, Meng Hongwei me 13 vjet e gjysmë burgim, dhe e gjobiti me 290.000 dollarë, për marrje ryshfeti dhe abuzim me pozitat zyrtare.

10:15
Chelsea – Arsenal, formacionet e mundshme

Gjatë kësaj jave do të zhvillohet java e 24-të në Premier Ligën Angleze.

10:05
Ekzekutimi me plumba në zemër i Vilson Tafçiut/ Policia në ndjekje të autorit të dyshuar, detajet e reja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, ku rreth orës 20:45 minuta pranë një lokali, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.

10:04
Goditi disa herë me thikë dhe plagosi rëndë 37-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

Një 19-vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga pasi ka goditur disa herë më thikë duke e plagosur rëndë një 37-vjeçar.

09:58
Brenda Aushvicit, kampit horror nazist ku humbën jetën 1.1 milionë njerëz

Më 1944-n, një fotograf gjerman do të realizonte disa shkrepje të paharrueshme; imazhe të hebrenjve teksa strukeshin fatalisht në kampin famëkeq të Aushvicit (Auschwitz).

09:55
100 vjetori i Kongresit të Lushnjës/ Meta: Vendimet e këtij Kuvendi janë mesazhe për reflektim!

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në facebook.

09:47
Korçë/ “Sulmohen” një grup sirianësh, u vidhen paratë dhe telefonat

Një grup me sirianë janë dhunuar dhe vjedhur në rrugë në qytetin e Korçës nga 4 persona.

09:36
Marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, reagon Këshilli Amerikan i Sigurisë Kombëtare: Historike!

Marrëveshja e arritur sa i takon linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë reagimin edhe të Këshillit Kombëtar për Sigurinë të SHBA-ve, përmes një postimi në Twitter.

09:36
Grevat kundër reformës së pensioneve në Francë po bëhen më radikale

Presidenti francez Emmanuel Macron me sa duket po kërkonte një mundësi të vogël për të shlodhur mendjen. Mbi të gjitha, lufta për projektin e tij të prestigjit, reformën e madhe të pensioneve duhet ta ketë lodhur deri në kockë. Por vizita në teatër me të shoqen Brigitte-n të premten në mbrëmje ishte gjithçka tjetër, por jo shlodhëse.

09:22
“Nautilus”, nëndetësja e parë në botë me energji bërthamore

Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.