Rej Manaj, te Barcelona/ Sulmuesi i kombëtares do luajë me ekipin e dytë

21/01/2020 16:02

Rej Manaj është zyrtarisht futbollist i Barcelona B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u transferua te skuadra katalanase nga Albacete në merkaton e muajit janar për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Francisco Javier Garcia Pimienta.

Futbollisti 22 vjeçar firmosi me skuadrën Blaugrana një kontratë deri në vitin 2023 ku përfshihet edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj për vlerën e 50 milionë Eurove. Barcelona nga ana e saj do të derdhë në arkat e albacetes 700 mijë Euro shifër së cilës do t’i shtohen edhe 2 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.

“Mendoj se kjo është një nga ditët e mia më të rëndësishme teksa firmosa me një klub shumë të madh dhe që për mua është klubi më i mirë në të gjithë historinë. Mezi po pres që të luaj. kishim disa dyshime te Albacete dhe kur mësova pëe ofertën e Barcelonës doja që të vija këtu. Shpresoj që të jap kontributin tim në skuadër me eksperiencën e lojën time. jam i ndërgjegjshëm se si sulmues do të më duhet të shënoj gola. Shpresoj që të ngjitemi në Segunda Division pasi është e rëndësishme për skuadrën”, shprehet Rei Manaj.

Rej Manaj do të mbajë fanelën me numrin 22 edhe te skuadra e Barcelonës dhe debutimin e tij me skuadrën katalanase do ta bëjë fundjavën e ardhshme në sfidën që do të luhet në stadiumin Johan Cruyff mes Barcelona B dhe Ejeas.

Top Channel