​Haradinaj: Kosova gjithnjë do ta nderojë presidentin Rugova

21/01/2020 11:09

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka thënë se Kosova gjithnjë do të nderojë figurën e presidentit të ndjerë.

Postimi i Haradinajt:

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij. Ky moment, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës.

Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova.

Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë.

Top Channel