Pas futbollit, muzika/ Usain Bolt, jetë e re me… reggae

21/01/2020 17:11

Pas futbollit, vjen muzika; kjo është jeta e re e njeriut më të shpejtë të botës, Usain Bolt, rekordmeni botëror i garave 100 dhe 200 m dhe që është tërhequr përfundimisht nga atletika në vitin 2017.

Legjenda e këtij sporti ka bërë një bashkëpunim muzikor me Ultimate Rejects teksa ka regjistruar këngën e rrymës reggae ‘Energy to burn’, video e së cilës është postuar edhe në profilin e bandës nga Trinidad e Tobago në Instagram.

Pritet që kjo këngë të jetë një lloj kolonë zanore e edicionit të ardhshëm të karnavaleve dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë.

Top Channel