Dy shpërthime të fuqishme brenda pak minutash kanë ndodhur në Stokholm ditën e sotme, ku si pasojë mbeti një person i lënduar si dhe pati dëme tek ndërtesat.

Policia është shprehur se akoma nuk dihet për shpërthimet se kush është autori, por eliminojnë mundësi që të jenë sulme terroriste.

Shpërthimet kanë ndodhur në dy ballkone dhe policia ka evakuuar rreth 50 persona.

Para disa ditësh kishte ndodhur një tjetër shpërthim në qendër të Stokholmit, ku edhe aty pati vetëm dëme në ndërtesa dhe disa makina të parkuara.

Policia nuk ka bërë asnjë arrestim deri më tani dhe po këqyr kamerat për të identifikuar autorët.

Akoma nuk është e qartë se çfarë eksplozivi është përdorur.

Top Channel