Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Ka nisur të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Para fillimit të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tema e diskutimit në mbledhje do të jenë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje drejt arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.
LDK dhe LVV kanë zhvilluar disa takime deri tani, ku kanë harmonizuar shumicën e programit qeverisës, mirëpo këto dy parti politike kanë hasur në disa pengesa sa i përket ndarjes së posteve dhe përgjegjësive.
Së fundmi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që LDK-ja të kthehet në tryezën e bisedimeve për të gjetur alternativa për të arritur marrëveshjen për koalicion. Telegraf
Top Channel