Mbappe për Liverpoolin: Ata janë të jashtëzakonshëm, po fitojnë çdo tre ditë!

21/01/2020 11:15

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e ka përshkruar Liverpoolin si një ekip fantastik, por insistoi se ai është i lumtur me jetën e tij në Paris Saint-Germain.

Mbappe ka thënë se ka ndërmend të qëndrojë në Paris, pasi ka bërë një fillim të bujshëm në karrierën e tij.

Mbappe shënoi 21 gola në 44 paraqitjet e para ndërsa ishte në huazim nga Monaco, por tani ai ka shënuar edhe 60 gola të tjerë pas transferimit të përhershëm në Parc de Princes.

“Të gjithë flasin për ta – kur isha i ri, edhe unë kam folur për ta,” tha Mbappe për Real Madrid.

“Por tani unë jam një lojtar dhe e di se nuk është momenti. Ne jemi në janar – është koha e parave. Imagjinoni që unë t’i përgjigjem pyetjes tuaj dhe të them diçka. Të gjithë do të flasin për këtë dhe nuk është mirë për PSG.”

“Tani unë jam në PSG dhe jam 100% me klubin. Unë dua të ndihmoj klubin të rritet këtë sezon, të fitojmë shumë tituj, kështu që për mua nuk është mirë të flasim për të ardhmen time.”

Mbappe megjithatë ishte plot lëvdata për Liverpoolin dhe Jurgen Klopp.

“Ajo që Liverpooli po bën në këtë moment është e mahnitshme,” tha Mbappe.

“Ata janë si një makineri dhe kanë gjetur një ritëm. Ata nuk kanë humbur asnjë lojë. Kur shikoni ata mendoni se gjithçka është e lehtë, por nuk është e lehtë. Ata janë të përqendruar, ata luajnë lojëra çdo tre ditë dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë”, përfundoi ai.

Top Channel