E mërkurë, 25 Shtator 2019
18:04
Kardashian-et të gjitha si gjarpër! (FOTO)

Jo vetëm Kardashian-et por edhe motrat Jenner janë kthyer në ikona mode.

18:03
Hashim Thaçi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Hashim Thaçi ka postuar një foto në rrjetin e tij social, “Facebook”, ku shfaqet nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

17:34
Roshi dhe Berisha në formë, kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Bernard Berisha dhe Odise Roshi kualifikojnë Akhmat Groznyn në raundin e 1/8 të Kupës së Rusisë.

17:32
Nis panairi ku miliarderët sjellin “lodrat” e tyre luksoze

Monako është një magnet për elitën e pasanikëve, falë madhështisë dhe luksit.

17:27
Brad Pitt në lidhje me dizenjuesen e bizhuve që pas ndarjes nga Charlize Theron

Brad Pitt ka një partnere të re në jetën e tij, tre vite pas ndarjes me Angelina Jolie.

17:21
Reagon Policia e Shtetit: Nuk ka të dhëna që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria

Policia e Shtetit ka reaguar pas një lajmi të postuar, i referuar nga burime mediatike greke, se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe Policia Greke është duke zhvilluar operacion.

16:57
Publikohen detajet e bisedës Trump-Zelensky, çfarë kërkoi Presidenti për kundërshtarin politik

Shtëpia e Bardhë publikoi detajet e bisedës telefonike mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas që nxiti hetimet për shkarkimin e kreut të administratës amerikane. Ato tregojnë se Trump i ka kërkuar vertët Volodymyr Zelensky, në 25 korrik, që të hetojë kandidatin demokrat, Joe Biden, djali i të cilit pat punuar për një firmë ukrainase gazi.

16:52
Pas vendimit të Gjykatës rimblidhet parlamenti në Britani

Kryeministri britanik, Boris Johnson është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku përballet me thirrjet e kundërshtarëve të tij për dorëheqje, pas vendimit të Gjykatës Supreme, se pezullimi i parlamentit nga ana e tij, ishte i paligjshëm.

16:51
Kryemadhi: Ne nuk kemi kusht largimin e Ramës si kryeministër për tu ulur në tryezë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur sot nga gazetarët për kushtin e PD për largimin e Ramës si kryeministër para se të ulen në tryezë. Kryemadhi tha ky nuk është kusht I LSI.

16:50
Arçi, më i vogli i familjes mbretërore, vjedh vëmendjen në takimin me Arqipeshkvin Tutu

Më i vogli i familjes së Anglisë, Arçi, rrëmbeu vëmendjen e Megan Markëll dhe Princit Herri teksa vajza e Desmond Tutusë thotë se ka për të qenë djalë që do të rrëmbejë zemra vajzash kur të rritet.

16:47
Qyteti i Gjermanisë ku të paguajnë për të jetuar, të paktën për 1 muaj

Görlitz, qyteti më lindor i Gjermanisë, është një perlë e ruajtur mirë që ka gjetur vend deri edhe në filma hollivudianë si Hoteli Grand Budapest, Inglourious Bastards dhe The Reader.

16:40
Korçë/ Sekuestrohen 50 gramë kanabis, 1 shtetas nën pranga

Është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit nga Korça si dhe janë sekuestruar 50 gramë lëndë narkotike, në banesën e tij.

16:36
9 kushtet për Shqipërinë/ Për hapjen e bisedimeve, tani radhën e ka Bundestagu

Grupet parlamentare CDU/CSU dhe SPD e miratuan më në fund rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

16:32
Aktorët e humorit u shpjegojnë fëmijëve rreth tërmetit, me humor e inkurajim

Argëtimi dhe kalimi i momenteve të bukura me njëri-tjetrin, janë padyshim mënyra më e mirë për të kaluar situatat e vështira me të cilat mund të jemi përballur.

16:27
Durrës/ Aktori Vasili do të drejtojë teatrin “Aleksandër Moisiu”

Është shkarkuar nga detyra, drejtori aktual i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Durrësit, Elio Bajramaj.

16:27
Cakaj: Shqipëria e ndërton politikën rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

16:22
Shtëpia e re e futbollit/ Në shtator të 2020 përfundojnë edhe dy ministadiumet

Zyrat përfundojnë në janar, ministadiumet në shtator 2020.

16:17
Kapet skafi i mbërritur nga Shqipëria në Turqi me drogë, 3 të arrestuar

Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.

16:16
Thaçi takon Trumpin në Nju Jork

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara teksa po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

16:14
Ambasadori gjerman: Dialogu për kodin zgjedhor, thelbësor për afrimin e Shqipërisë me BE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf thekson se për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian është thelbësore që palët politike të zhvillojnë një dialog, i cili duhet të japë rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

16:06
Mbështetet nisma e Tiranës, 5 shtetet e Ballkanit mision të përbashkët në Irak

Shqipëria bëhet sërish promovuese dhe mbështetëse e paqes dhe sigurisë, duke i propozuar vendeve të Kartës së Adriatikut, SHBA- A5, kontribut të përbashkët në misionin e NATO-s në Irak.

16:01
Pamje dramatike nga tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, 24 të vdekur

Pamje dramatike nga momenti kur një tërmet i fortë goditi pjesën veriore të Pakistanit të martën, duke vrarë 24 vetë.

15:41
Katër shtetet ballkanike të BE kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Greqia kanë kërkuar hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në takimin e zhvilluar në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, ministrat e Jashtëm të shteteve ballkanike thanë se mbështesin aspiratat e fqinjve të tyre.

15:38
Shitet frekuenca për 4G/ Për 7.44 milionë euro blihet nga Telekom Albania

Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare ka shpallur kompaninë Telekom Albania fituese të ankandit për dhënien e të drejtave të përdorimit të brezit të frekuencave 800 megaherz.

15:32
Nis restaurimi i shtëpive/ Ndërtuesit i përgjigjen thirrjes së Veliajt

Ashtu si me çerdhet dhe kopshtet kompanitë e ndërtimit kanë nisur ti përgjigjen bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet. Veliaj vizitoi një familje në Petrelë.

15:28
Për 10 muaj u bë tjetër njeri

Pasi u diagnostikua me sindromën policistike të vezoreve, Xhiana Shortino vendosi t’i lërë ushqimet e dëmshme.

15:28
Reja: Kualifikimi është i vështirë, varet nga ndeshja me Turqinë

Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja, në një intervistë për “Tuttomercatoweb” dha opinionin e tij për futbollistët kuqezinj që luajnë në Serinë A. 72-vjeçari italian foli edhe për eliminatoret e “Euro 2020” dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar.

15:27
Vetëm 5% e shtëpive të siguruara/ Shqiptarët kujdesen më shumë për makinat

Tërmeti i fortë i 21 shtatorit dhe të tjerët që e pasuan nxorën në pah një të dhënë aspak pozitive. Vetëm 5% e banesave në Shqipëri janë të siguruara.

15:24
Tërmeti testoi pallatet, ekspertët: Lëkundjet treguan problemet në ndërtim

Tërmeti 21 shtatorit ndonëse nuk konsiderohet i përmasave të mëdha nga sizmologët shërbeu edhe si një test, për cilësinë e ndërtimeve në Tiranë dhe jo vetëm.

15:23
Tërmeti na bëri besimtarë, në momentet e vështira, lutja e të gjithëve ishte për zotin

Psikologët thonë se njeriu e është i prirur të besojë tek një fuqi e mbinatyrshme. Thellë në vetvete e ka besimin në Zot, pavarësisht se ndonjëherë e harron apo neglizhon atë.

14:55
Londër, dënohen 5 shqiptarë u kapën me 31 kg kokainë (Fotot)

Policia metropolitane në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kg kokainë.

14:47
Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për takim Trump-Rouhani

Presidenti iranian Hassan Rouhani pritet të mbajë një fjalim të mërkurën përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një ditë pasi Presidenti Donald Trump e quajti Iranin një nga “kërcënimet më të mëdha në botë”.

14:45
Presidenti Thaçi u prit nga Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku më pas është pritur nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

14:36
Strukturë e re për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Nuk themi jo, por të mësojmë më shumë

Socialisti Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, nuk është shprehur kundër idesë së Partisë Demokratike për një strukture ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore, ndonëse e konsideroi të vështirë ndërtimin e kësaj strukture.

14:32
Shtëpitë e dëmtuara në Golem/ Godina të vjetra dhe të reja që i shkatërroi tërmeti

Në banesën e Eqerem Abdishajt, në fshatin Tilaj të njësisë administrative Golem, dhoma tashmë ka tre mure të plasaritur, pasi faqja e katërt e murit ka rënë.

14:32
Në Shtëpinë Tonë/ Efektet e bananes tek fëmijët, flet Matina Çobo

Banania është një burim ushqimor shumë i mirë për fëmijët, dhe është një frutë i përsosur për të qenë një nga ushqimet e para të fëmijës.

14:31
Në Shtëpinë Tonë/ “Kaubojsi” shpëtoi nënë e fëmijë nga deti

Edhe Eduart Ndocajn i njohur ndryshe si “kaubojsi”, e ka kapur migrimi me gomone gjatë viteve 90-ta në drejtim të Italisë si shumë shqiptar të tjerë.

14:27
Ambasadori Cutillo: S’gjejmë arsye pse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat

Nga Gjirokastra, e përzgjedhur si destinacioni i aktiviteteve në kuadër të javës për zhvillim të qëndrueshëm, ambasadori italian Alberto Cutillo ka pohuar se nuk ka asnjë arsye për kushte të reja në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen eVropiane duhet të nisë menjëherë.

14:24
Konflikti për portën, Bayern kërcënon DFB me bojkot

Debati për vendin si titullar në portën e përfaqësueses gjermane është ndezur në nivelin maksimal.

14:17
Barcelona rigjen fitoren, mund Villarreal

Barcelona kthehet në Camp Nou dhe te fitorja edhe pse këtë radhë pa shkëlqimin e atyre ndaj Betis dhe Valencias.

14:14
Juventus pa Ronaldon, bardhezinjtë mundin Brescian 2-1

Juventus kalon jo pa vështirësi pengesën Brescia në javën e pestë të kampionatit italian.

14:09
Tërmeti/ Policia e Tiranës dorëzon ndihma për familjet e prekura nga dëmtimet

Policia e Tiranës, i ka dorëzuar në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”, në Kombinat, Tiranë një pjesë të ndihmave të grumbulluara nga kontributi i punonjësve të saj, ndërsa pjesa tjetër do shpërndahet në bashkinë Vorë, në familjet e tjera të prekura nga tërmeti. Në këtë qendër u strehuan 45 familje nga fshatrat e Tiranës, të cilat u prekën nga tërmeti.

14:07
Zgjerohet Nations League/ Liga A e kompeticionit me 16 ekipe

Nations League zgjerohet. Edicioni i parë i këtij kompeticioni që u fitua nga Portugalia, rezultoi një sukses si në audiencë ashtu edhe në të financa, teksa siguroi të ardhura prej 500 milionë Eurosh, kështu që Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi që të bëjë një reformë në këtë kompeticion për edicionin 2020-2021.

14:02
“Çdo vit kushte të reja për Shqipërinë”, deputeti gjerman: Kjo është e padrejtë

Politikani i Të Gjelbërve, Sarrazin tha, se partia e tij do të japë miratimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ai ka kritikuar njëkohësisht zvarritjen taktike të grupit parlamentar CDU/CSU.

13:55
Të shtëna me armë në Patos, arrestohet 51-vjeçari

Në një prej fshatrave të Patosit është vënë në pranga 51-vjeçari dhe i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

13:50
Rrezikon të shembet akullnaja në Malin e Bardhë!

Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe kanë evakuuar shtëpizat malore pasi ekspertët kanë paralajmëruar se një pjesë e akullnajës në Mont Blanc mund të pësojë kolaps.

13:36
Pasojat e tërmetit/ Pallati në Durrës, i pabanueshëm

Një pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti i fortë i 21 shtatorit.

13:23
Rama dhe bashkëshortja përkrah çiftit Trump (FOTO)

Pak minuta më parë, kryeministri i vendit ka postuar atë të cilën e ka cilësuar si “Fotoja e Ditës”.

13:14
“Ad astra” del në kinema, Brad Pitt vjen në rolin e astronautit

Pas pjesëmarrjes në konkurs në festivalin e fundit të filmit në Venecia, Ad Astra tashmë ka dalë edhe në ekranin e madh, përfshirë këtu kinematë shqiptare. Është një thriller fantashkencor, i drejtuar nga James Gray. Protagonist është Brad Pitt, në rolin e një astronauti që udhëton deri në ekstremet e sistemit diellor për të gjetur babain e tij, i zhdukur prej kohësh, dhe për të zbuluar një mister që kërcënon mbijetesën e planetit tonë.

13:01
Akuzat për ngacmim/ Domingo braktis operën amerikane, do të vinte në skenë “Makbethin”

Placido Domingo largohet nga Opera Metropolitane e Nju Jorkut, ku duhet të vinte në skenë Makbethin e Xhuzepe Verdit. Sipas Associated Press, tenori është tërhequr po ashtu edhe nga të gjitha performancat e ardhshme në operan metropolitane. Vendimi është i lidhur padyshim me akuzat për molesti seksuale të bërë në adresë të tij. Të hënën, Domingo mori pjesë në provat për Makbethin, por pak orë më pas, bëri një hap prapa duke njoftuar tërheqjen.

12:54
Të mëdhenjtë e modës në sfilatë, Dior dhe YSL në pasarelë me koleksione të reja

Christian Dior, hapi javën e modës në Paris me një homazh për natyrën. Stilistia, Maria Grazia Chiuri, ka zgjedhur motivet floreale për të ngritur shqetësimin mbi pasojat e industrisë së modës tek natyra. Dhe në fakt, koleksionit pranverë-verë 2020, lulet i shkojnë shumë për shtat dhe po ashtu përbëjnë një perspektivë të freskët për modën.

12:41
Vjeshta – Koha më e mirë për të humbur peshë, çfarë duhet të bëni

Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë.

12:40
Hudhra, mjaltë dhe qumësht – kura e saktë kundër parazitëve në organizëm

Kombinimi i qumështit me hudhra është një nga zgjidhjet më të forta tradicionale sidomos kur bëhet fjalë për mjekimin e personave të rritur.

12:38
Si të përdorni bimët mjekësore kundër ankthit dhe stresit

Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore.

12:36
Përmbytjet në Laç, ministri Lleshaj premton zgjidhje afatgjatë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte mbrëmë në një lagje periferike të Laçit për të parë nga afër problemet e shkaktuara nga përmbytja e disa shtëpive, si pasojë e çarjes së argjinaturës së një kanali në afërsi të tyre.

12:34
Vuçiç në Nju Jork: U takova me Ramën, në tetor firmosim “Shengenin e vogël”

Në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Sipas Vuçiç, me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

12:23
Topalli: Shqipëria drejtohet nga 4 persona që duhen larguar, rinia të ngrihet

Gjatë një ceremonie, ku u vlerësua me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës, ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar mbi situatën politike në vend, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një fryme të rë politike.

12:20
Rudina Hajdari bëhet ‘pishman’, rikthehet sërish në tryezën e OSBE

Pasi braktisi tryezën e OSBE-së për shkak të pakënaqësisë për rolin dhe avantazhin që iu dha Partisë Demokratike përpara deputetëve të opozitës parlamentare, Rudina Hajdari duket se është bërë ‘pishman’.

12:16
Tryeza për Reformën Zgjedhore, reagon ambasadori Soreca

Mbi tryezën e mbajtur nga OSBE për Reformën Zgjedhore ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

12:09
Meta adhuron Trump-in: S’ka demokraci pa sovranitet

Në një postim të disa minutave më parë në Facebook, Ilir Meta shpërndau një copëz të fjalimit të Donald Trump- it në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

12:00
Lista përfundimtare/ Emrat e tre kandidatëve për kryeprokuror të Shqipërisë

Tre kandidatë kanë mbetur në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua lista përfundimtare me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të vijojnë garën.

11:57
Pesë të arrestuar në Berat dhe Mallakastër, dyshohet se kultivuan hashash

Pesë persona janë arrestuar pas një hetimi dy mujor të Policisë së Beratit, në bashkëpunim me Policinë e Mallakastrës dhe SHÇBA-në.

11:46
Kryemadhi: Shqipëria në listë pritjeje, vështirësohet hapja e negociatave

Miratimin e raportit të CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pasi të jenë përmbushur 9 kushte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e sheh si vështirësim të procesit dhe vendosjen e vendit tonë në listë pritjeje.

11:46
Ambasadori Borchardt: Reforma, OSBE ofron një vend për dialog

Në nisje të tryezës për Reformën Zgjedhori, ambasadori i OSBE në Tiranë, nuk e fshehu kënaqësinë që në tryezën ishin ulur të gjitha forcat politike, edhe opozita jashtë parlamentare.

11:39
Tryeza e reformës/ Përfaqësuesi i PD-së: Komisioni aktual jo legjitim, të ndryshojë

Në konferencën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i opozitës Ivi Kaso bëri me dijeni se “opozita e bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.”

11:30
Takimi me Zaev, tërhiqet Mitsotakis: Marrëveshjen e Prespës nuk do e nënshkruaja, por tani duhet respektuar

Kyriakos Mitsotakis është takuar me Zoran Zaev gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kanë biseduar ndër të tjera edhe për procesin e hapjes së negociatave.

11:30
Basha: Pyesni Ramën, pse refuzoi ofertën për zgjidhjen e krizës?

Lulzim Basha tregoi se ka patur përpjekje ndërkombnëtare për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

11:07
Opozita parlamentare protestë: Nuk do bëhemi fasadë e ‘fejesës’ PS-PD

Deputetët e opozitës parlamentare janë larguar në shenjë proteste nga tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore. Ralf Gjoni, deputet i Grupit të Pavarur Parlamentar, ka theksuar se deputetët e Kuvendit nuk do të bëhen fasadë dhe nuk do të përdoren për një ‘fejesë’ PS-PD.

11:05
Tritol në parukeri/ Arrestohet 24-vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Krujës ka mundur të zbardhë ngjarjen e rreth një muaji më parë, ku në parukerinë e shtetases R.Sh u vendos lëndë plasëse.

10:56
Reforma Zgjedhore/ Pas PD-së, nga tryeza e OSBE ikën edhe opozita e re

Supozohej të ishte një konferencë nga ku i gjithë spektri politik të sillte propozime konkrete për reformën zgjedhore, por u kthye në një sherrnajë të radhës alla shqiptarçe.

10:55
Basha, mesazh Ramës: Ktheju mandatin qytetarëve, të vendosin ata kush do t’i qeverisë

Gjatë fjalës së tij, në një bashkëbisedim me gazetarët në seli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Ramës t’u kthejë mandation qytetarëve dhe të vendosin ata kush do t’i qeverisë.

10:54
Kapet nëndetësja me rreth 165 milionë $ kokainë

Rojat bregdetare kanë kapur një nëndetëse me rreth 5500 kg kokainë në bord.

10:48
Baloteli sërish problematik, cigare në dhomat e zhveshjes?

Ka qenë një debutim i mirë i Mario Balotelit mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit, ku Breshia e tij gjithsesi u mund me shifrat 2-1. Megjithatë më tepër se për performancën, të gjithë tashmë po flasin për këtë video që po qarkullon nepër rrjet ku duket sikur Baloteli pi cigare në dhomat e zhveshjes.

10:47
Nisin matjet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Ndroq dhe Kashar

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin pak ditë më parë dhe solli dëmtime në banesa të shumta, kanë nisur matjet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Ndroq dhe Kashar.

10:40
Plani antikrizë i PD, Basha: Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci

Lulzim Basha ka folur për një plan antikrizë të përgatitur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, që synon të nxjerrë vendin nga kriza politike ku ndodhet dhe t’i hapë rrugë proceseve integruese.

10:36
Negociatat/ Basha: Dështim personal i Ramës, na ka futur në marsh indietro

Në një bashkëbisedim me gazetarët në seli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu fillimisht mirënjohje për vendimin e marrë nga dy grupet kryesore të Bundestagut, CDU/CSU dhe SPD, të cilët miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me vënien e 9 kushteve, për të cilat Basha fajësoi Edi Ramën.

10:11
PD braktis tryezën e OSBE, largohet Ivi Kaso

Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka braktisur diskutimet që po zhvillohen aktualisht për reformën zgjedhore. Kaso është larguar nga tryeza ku ndodhen përfaqësues të Partisë Socialiste, opozitës parlamentare dhe OBSE-së.

10:04
Reforma Zgjedhore/ PD kërkon strukturë të posaçme ekstraparlamentare

Përveç angazhimit për të realizuar reformën zgjedhore përmes një strukture të posaçme ekstraparlamentare, një pikë tjetër e rëndësishme e qëndrimit të opozitës është gatishmëria e PD-së dhe aleatëve të saj për të diskutuar jo thjesht ndryshimin e disa neneve në Kod, por për të bërë një reformë të thellë partiake dhe kushtetuese.

10:03
Instrumenti 2000 vjeçar për tërmetet është i saktë edhe sot

Në vitin 132 të erës sonë, Zhang Heng, një studiues nga Kina, i paraqiti oborrit të mbretit Han sizmoskopin e parë në botë. Rindërtimet që i janë bërë sot kësaj pajisjeje i masin tërmetet me saktësi të lartë.

09:56
Ambasada e SHBA: Përshëndesim Bashën, përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë

Në një deklaratë, ambasada e SHBA është shprehur se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.”

09:47
Debat në nisje të konferencës së Reformës Zgjedhore

Me të nisur konferenca e mbajtur nga OSBE me temë “Të mohuar nga sistemi: Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë” është shkaktuar një debat.

09:33
OSBE thyen akullin, mblidhet konferenca e Reformës Zgjedhore

OSBE organizon një konferencë me temë “Të mohuar nga sistemi: Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

09:29
3 arrestime në Vlorë brenda 24 orëve

Përgjatë 24 orëve të fundit, policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

09:17
Berat/ Fluks fëmijësh të sëmurë me viroza, më të prekur moshat 0-5 vjeç

Ndryshimet e temperaturave kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat në qarkun e Beratit.

09:12
Tërmet i magnitudës 5.8 në Pakistan, 24 të vdekur

24 persona kanë vdekur dhe rreth 500 janë plagosur nga një tërmet në zonën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani.

09:06
Tërmeti i fortë, Rama: Kur të gjithë vraponin jashtë, këto gra të jashtëzakonshme…

Postimin e mëngjesit në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ua ka dedikuar grave të cilat punojnë në maternitet dhe gjatë tërmetit të fuqishëm rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna.

08:47
Londra në kaos, përmbyten stacionet hekurudhore

Reshjet e djeshme, të krahasueshme me një muaj shi sollën përmbytje të mëdha veçanërisht në Londër.

08:25
Vazhdojnë lëkundjet në Durrës, pas tërmetit të fortë

Kanë vazhduar përgjatë mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje normale në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë.

08:13
Në mes të shkretëtirës, DJ Tiësto kurorëzon dashurinë

Në mes të shkretëtirës në Utah, DJ Tiësto kurorëzoi dashurinë me modelen Annika Backes.

07:58
Inter-Lazio, ja ndeshjet që do të zhvillohen sot

Kjo mesjavë ka sjellë ndeshjet e kampionateve kryesore të Europës ku edhe sot spikasin disa takime shumë interesante.

07:51
Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen, por do të fuqizohen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e filloi fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kujtuar liderëve botërorë se SHBA-ja është “kombi më të fuqishëm në botë”.

07:36
Diell dhe rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

06:41
Video/ “Të shpëtosh jetë mbi dy rrota”

Çdo 5 minuta vdes një person nga pickimi i gjarpërit.

06:02
Sulm ajror në Jemen, 16 të vdekur, 7 fëmijë

Jemeni nuk po gjen qetësi, ku së fundmi është shënuar një tjetër sulm ajror. Dyshohet se sulmin e kryen Sauditët të cilët luftojnë në Jemen rebelët që mbështeten nga Irani.

05:21
Musk: Tesla do të zgjerohet në vendet e Ballkanit

Makinat elektrike Tesla pritet të kenë qendrat e tyre në Ballkan. Është shefi i kompanisë ai i cili ka zbuluar këtë plan.

04:14
Ministri italian paralajmëron dënime të ashpra për thirrjet raciste në stadiume

Ministri i ri i sportit i qeverisë italiane është zotuar të eliminojë racizmin nga stadiumet e futbollit “me sanksione më të ashpra dhe efikase”.

03:09
Merkel, Johnson, Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive

Pas SHBA edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe fajësojnë Iranin për sulmet kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite. Këtë e deklaruan tre politikanët pas takimit në kuadër Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

01:55
Trump fjalim goditës: “E ardhmja nuk u përket globalistëve por patriotëve”

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me asnjë vend tjetër, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e Amerikës.

01:28
SHBA/ Demokratët në Kongres pritet ta fillojnë zyrtarisht proceduart për shkarkimin e Trump

Demokratët në Kongresin Amerikan pritet të fillojnë zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump, lidhur me një telefonatë që ai ka patur me presidentin ukrainas dhe ku aludohet se zoti Trump i ka kërkuar bashkëbiseduesit të hetojë rreth rivalit të tij politik Joe Biden.

00:52
Partia e Merkel: Të hapen negociatat, ja 9 kushtet që ndahen në dy etapa të vendosura nga Gjermania

CDU/CSU dhe SPD miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët gjermanë megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa.