Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë 09/06 18:01
Bursat evropiane u mbyllën sot me ulje, të shqetësuara dukshëm nga përhapja e një virusi të ri vdekjeprurës në Azi.
Ky virus i ri, i ngjashëm me SARS-in, që vrau 800 personave në vitin 2003, ka shkaktuar gjashtë viktima në Kinë dhe po ndikon rëndë mbi bursat, pas goditjes tjetër të rëndë të një ditë më parë nga parashikimet e ulëta të rritjes globale të paraqitur nga FMN.
“Pas arritjes së marrëveshjes tregtare Kinë-SHBA, që lehtësoi investitorët, kjo krizë shëndetësore është si një rrufe në qiellin e hapur të bursave”, tha Jochen Stanzl, analist në CMC Markets, i cili i trembet pasojave të rënda ekonomike të mundshme.
Top Channel