Juve-Roma përballen për gjysmëfinalen, United pret Burnleyn

22/01/2020 10:08

Napoli mposhti Lazion dhe u bë gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Italisë, ndërsa mbëmjen e sotme do të luhet çerekfinalja e radhës, e cila është gjithashtu sfidë që premton spektakël, pasi në “Allianz Stadium” do të përballen Juventusi me Romën.

Dy skuadrat u ndeshën pak ditë më parë edhe në “Olimpico” për kampionat, ku bardhezinjtë arritën të triumfojnë 1-2, në një sfidë mjaft spektakolare dhe të luftuar nga të dy skuadrat, ndërsa e veçanta e takimit të sotëm është se luhet me eliminim direkt.

Roma do të ketë disa mungesa për këtë takim, ndërsa trajneri Fonseca pranoi se është optimist dhe se vjen në Torino për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, ndërsa Sarri do të ketë në dispozicion të gjithë “artilerinë e rëndë”.

Po sot në orën 21:00 do të luhet edhe sfida e vlefshme për Kupën e Francës mes Reims dhe Paris Saint Germain, ndërsa në orën 21:15 në platformën Digitalb do të vijë takimi i kampionatit anglez Manchester United – Burnley.

Top Channel