Ëndrra e Mbappe – Në 2020 kërkon triplete trofesh!

21/01/2020 17:15

Kylian Mbappe e ka një ëndërr të madhe për vitin 2020; të fitojë tripletë trofesh me Paris Saint Germain dhe përfaqësuesen franceze e më konkretisht Champions League me klubin parizien si dhe Euro 2020 dhe mendaljen e artë në Tokyo 2020 me përfaqësuesen franceze.

Mbappe u shpreh për këtë ëndërr të tij në një intervistë të dhënë gjatë një evenimenti bamirësie të zhvilluar në periferi të Parisit.

‘Mund të fitoj tripletë trofesh, Ligën e Kampioneve, Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike. Nuk do të ishte aspak keq-tha Kylian Mbappe me buzëqeshje-duket si një objektiv i paarritshëm, por unë do të bëj Gjithçka që të realizoj këtë ëndërr. Do të ishte një moment krenarie për mua të fitoj titullin e parë evropian me Paris Saint Germain dhe të ndihmoj përfaqësuesen në rrugën e sukseseve’.

Eventi i bamirësisë së Mbappe ‘Të Frymëzuar nga KM’ u organizua për t’u ardhur në ndihmë 98 fëmijëve të moshës 9-16 vjeç me probleme të ndryshme sociale që të bëjnë realitet ëndrrat e tyre.

Problemi i Mbappe në realizimin e kësaj ëndrre ka të bëjë më shumë me Euro 2020 dhe turneun e futbollit në Lojërat Olimpike që i kanë datat shumë pranë njëra-tjetrës. Evropiani i futbollit do të zhvillohet në 12 qershor-12 korrik në 12 qytete të ndryshme të vendit, ndërsa turneu olimpik i kësaj disipline sportive në 23 korrik-8 gusht. kjo ka bërë që drejtuesit e Paris Saint Germain të shfaqin shqetësimin e tyre për rrezikun e dëmtimit të futbollistit në këto evenimente/

Top Channel