E hënë, 03 Qershor 2019
13:02
Trump sulmon kryebashkiakun e Londrës në nisje të vizitës treditore në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore treditore. Avioni “Air Force One” u ul në Aeroportin “Stansted” mëngjesin e së hënës.

13:01
Durrës, grabitet Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”

Në orët e para të mëngjesit të së hënës persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.

12:58
Gjermani, frikë për kolaps të koalicionit qeverisës

Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani po mbajnë takime të ndara për të diskutuar krizën, në kuadër të shqetësimeve se kabineti i udhëhequr nga Angela Merkel mund edhe të pësojë kolaps.

12:51
60 të proceduar për dhunë në protestë, Alibeaj: Rama dhunuesi më i madh i policisë

Pak minuta pasi policia deklaroi se ka nisur procedim penal për 60 protestues, ndër të cilët 42 janë të arrestuar, për dhunë ndaj uniformave blu, ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar, përmes ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

12:41
Policia greke poston fotot: Ja kush janë tre shqiptarët në arrati

Katër shqiptarë u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë. Një prej tyre u kap disa orë më vonë, por të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.

12:36
NBA, Golden State barazon Toronton

Golden State rezultoi më i fortë sesa fati i keq. Skuadra kampione në fuqi e NBA-së, që vuan ende mungesën e Kevin Durant për shkak dëmtimi, arriti të fitojë ndeshjen e dytë në finalen e madhe ndaj Torontos, 109-104, duke barazuar serinë e ndeshjeve me kanadezët në 1-1.

12:29
Nadal e Federer kalojnë në çerekfinalet e “Roland Garros”

Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk ndalen në turneun e Roland Garros. Tenisti spanjoll, kampioni në fuqi i turneut, eliminoi në raundin e tretë Juan Ignacio Londero me rezultatin 3-0, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 33-vjetorin e tij të lindjes.

12:27
Qershori nisi me shira, ja kur ngrihen temperaturat

Megjithëse zyrtarisht në stinën e verës, qershori duket si një zgjatim i majit, që u karakterizua nga shira dhe mot i paqëndrueshëm.

12:23
Ibra, tjetër magji. Roveshatë për t’u admiruar në MLS (Video)

Zlatan Ibrahimoviç nuk rresht së befasuari. Suedezi na ka mësuar me shënimin e golave të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që pasurohet me një tjetër, për të cilin dëshmitarë u bënë tifozët amerikanë në Major League Soccer.

12:12
Dhuna tek Parlamenti, 60 të proceduar penalisht

60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar.

11:56
Wake Up/13 vjeҫarja me IQ më të lartë se Einstein dhe Stephen Hawking

Një adoleshente gjeni ka një IQ më të lartë se Einstein dhe Stephen Hawking por ajo dëshiron vetëm që të jetë një popstar kur ajo rritet.

11:54
Origjina misterioze e simbolit të dollarit

Shenja e dollarit është ndër simbolet më të fuqishme në botë dhe lidhur me këtë ekzistojnë debate të shumta në botë përsa i përket origjinës së simbolit.

11:50
Wake Up/ Çel siparin Festivali Ndërkombëtar i Kitarës Klasike

“Albania Guitar Festival” zhvillon edicionin e tretë përgjatë kësaj jave, duke filluar nga 3 qershori deri në datën 8 qershor.

11:49
Dhuna në protestë, Cakaj: Nuk i kontribuon integrimit, vlerësimin e KE ta përkthejmë në vullnet politik

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e OSBE-së, Miroslav Lajçak foli për protestën e së dielës.

11:45
Totti vs Figo, një natë “mbretërish” për bamirësi

Mbrëmja e së dielës mund të quhet “nata e mbretërve” në Itali. Yjet e futbollit botëror zbritën në fushën e lojës për një sfidë minifutbolli në stadiumin qendror të “Foro Italico”, teksa bënë për vete të gjithë të pranishmit me spektaklin e dhuruar falë talentit të tyre të jashtëzakonshëm, edhe pse i kanë lënë me kohë fushat e gjelbra.

11:43
Wake Up/ 180 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Korçë. Nis verifikimi për dëmshpërblim

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në 1 qershor, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë.

11:41
Pse 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës?! Ja si t’i parandaloni

Kujdesi për dhëmbët nuk lidhet vetëm me larjen e tyre në mënyrë sistematike.

11:35
“Borchardt shame on you”, Lajçak: Përbuzim përpjekjet e bëra ndaj misionit të OSBE

Kryetari e radhës së OSBE-së dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak ka folur për incidentin me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt, në banesën e të cilit disa persona shkruan “Borchardt shame on you”. Gjatë konferencës me ministrin Cakaj në Tiranë, Lajçak tha se dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme.

11:30
Vitrina e Librit/ Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Një monografi dokumentare për heroin kombëtar

GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – JETA DHE VEPRA
Nga AK. KRISTO FRASHËRI

11:27
Vitrina e Librit/ Nuremberg, të zgjohesh mes ëndrrash

NGA MONIKA STAFA

11:25
Vitrina e Librit/ “Shokë…”

“Shokë..” është libri më i fundit me ese dhe publicistikë i cili shenjon që në krye të herës cilësinë e një libri jo vetëm biografik, por dhe të mbushur me ngjarje e histori që vijnë prej një prej tre armëve të Forcave të Armatosura Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare.

11:23
Vitrina e Librit/ Einstein

Nga Walter Isaacson

11:21
Vitrina e Librit/ 100 Vjet Vetmi

Nga Gabriel Garcia Marquez

11:08
Balliu në gjykatë: Akuzat ndaj meje janë politike, përpjekje mjerane

Është shtyrë seanca gjyqësore për Klevis Balliun dhe disa banorëve të Astirit, të cilët akuzohen se kanë sulmuar dhe kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.

10:56
Parada e kampionëve, “skuqet” qyteti i Liverpoolit (Foto)

Festa e Liverpoolit për titullin kampion i Europës, fituar mbrëmjen e së shtunës në finalen ndaj Tottenhamit, u zhvendos në qytetin anglez. “Mbretërit” e rinj të kontinentit mbërritën në tokën britanike pasditen e së dielës, së bashku me trofeun e fituar në Madrid, për të bërë paradën tradicionale në rrugët e Liverpoolit.

10:50
Mjeti del nga rruga, raportohet për të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Laç.

10:49
Mendohej i ndëshkuar në një kamp pune, zyrtari koreano-verior shfaqet në krah të Kim Jong-unit

Një zyrtar i lartë koreano-verior, i cili raportohej se ishte dërguar në një kamp pune, është parë teksa merrte pjesë në një koncert të fundjavës së bashku me udhëheqësin Kim Jong-un, sipas asaj që njofton media shtetërore e vendit komunist.

10:32
“S’kemi shtretër dhe ushqime”, banorët e prekur nga tërmeti, sherr me Prefektin e Korçës

Banorët që iu janë shembur banesat prej tërmeteve në Korçë, janë konfliktuar sot me Prefektin e këtij Qarku, Dhori Spirollari.

10:18
Basha, mesazh për protestën e 8 qershorit: Ne kërkojmë …

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, deri në largimin e Edi Ramës.

10:13
Arratisje si nëpër filma, kapet njëri prej 4 shqiptarëve që ikën nga qendra e paraburgimit

Katër shqiptarë u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë. Një prej tyre u kap disa orë më vonë, por të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.

10:06
Studimi: Pini deri në 25 filxhanë kafeje në ditë, asnjë pasojë për zemrën

Jeni të “dashuruar” pas një filxhani kafeje, saqë nuk arrini dot të frenoni veten për konsum të përditshëm? Mos u shqetësoni! Cilido që konsumon deri në 25 filxhanë kafeje në ditë duhet të mbetet i sigurtë se nuk ka për të pasur asnjë pasojë për zemrën, të paktën siç thuhet në një studimi të fundit.

10:03
Unum Festival në Shëngjin/ Mijëra të rinj nga Europa i bashkon muzika elektronike

Mijëra të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës kanë mberritur në Shqipëri pikërisht në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike Unum i cili ka startuar që në mbrëmjen e 31 majit.

10:01
Ditët vlonjate të pikturës, artistët e rajonit mblidhen në qytetin bregdetar 

Rreth 40 piktorë nga Shqipëria, Kosova, por dhe Serbia për disa ditë me radhë kanë hedhur në telajot e tyre peizazhe nga qyteti i Vlorës.

09:39
Nju Jorku i viteve ’40 në fotografitë bardhezi

Todd Webb (1905-2000) ishte një ish-ushtar i marinës amerikane, nga i cili u largua në vitin 1945.

09:27
Presidenti i OSBE-së, vizitë zyrtare sot në Tiranë

Ministri në detyrë Gent Cakaj do të presë sot në orën 09:15, në një vizitë zyrtare në Tiranë Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.

09:21
Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, ka bërë që një e re të kalojë në depresion, duke tentuar edhe vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku shtetasi G.A., 37 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

09:15
Barazia gjinore, asnjë vend në botë nuk e garanton brenda 2030-s

Asnjë vend në botë nuk ka për të arritur objektivat për barazi gjinore deri në vitin 2030, siç është parashikuar, sipas indeksit të parë që ka matur progresin për një set objektivash të rakorduar ndërkombëtarisht.

09:06
Vera në Europë, priten temperatura përvëluese

Vera ka filluar në Europë këtë fundjavë me temperature të larta në Britaninë e Madhe, Francë, Portugali dhe Spanjë, temperatura që kanë shkuar deri në 30 gradë celsius para një rënieje të pritshme javën e ardhshme.

08:57
Për vrap te Liqeni/ Të gjitha moshat në aktivitet fizik

Liqeni Artificial i Tiranës është një nga destinacionet e preferuara veçanërisht në fundjavë.

08:52
Përse maji ishte kaq i ftohtë? Flasin shkencëtarët

Muaji maj i këtij viti do të futet në histori si një nga më të këqijtë nga pikëpamje meteorologjike, për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

08:51
Trump në Britaninë e Madhe: Mbështes Boris Johnson për kryeministër

Presidenti amerikan Donald Trump do të mbërrijë në Britani këtë të hënë për një vizitë zyrtare shtetërore që do të zgjasë tri ditë.

08:43
Arratisen 4 shqiptarë nga burgu grek, zbardhet plani

Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një qendër e paraburgimit në Athinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të së hënës.

08:20
Varësia nga “smartphone”-t, një problem shqetësues te të rinjtë

Varësia e të rinjve nga “smartphone”-t është kthyer në një problem shqetësues dhe shifrat e dëshmojnë qartë: 60% e të miturve nga 11 deri në 17 vjeç, gjëja e parë që bëjnë me t’u zgjuar në mëngjes dhe e fundit përpara se të flenë në darkë është të kontrollojnë telefonin.

E diel, 02 Qershor 2019
23:10
Rikthehet dhuna te Parlamenti/ 90 minuta “luftë” me kapsolla dhe fishekzjarre në drejtim të policisë

Protesta e 2 qershorit u mbyll me akte dhune, ndryshe nga ajo që opozita organizoi një javë më parë. Ajo nisi e qetë me tullumbace të shkruar “IK” dhe me një tubim ku mijëra njerëz dëgjuan liderin demokrat Basha përpara godinës së kryeministrisë. Basha tha se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por duhet te kallet edhe politikisht. Koha e fjalëve dha lideri demokrat ka mbaruar.

23:07
U largua me ambulancë nga protesta, MSH: Protestuesi në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se një prej protestuesve të plagosur, 29-vjeçari me inicialet E.B., i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

22:50
MSH: 13 të lënduar në protestë morën ndihmën mjekësore në kohë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

22:35
Ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën që ndodhi gjatë protestës

Ambasada amerikane ka reaguar në përfundim të protestës së shtatë kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës që ndodhën para godinës së Parlamentit.

22:12
Basha: Koha e fjalëve mbaroi, në protestën tjetër fjalën e ka vetëm populli

Në përmbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme.

21:54
Protesta e opozitës, Ambasada britanike: Protesta paqësore, prioritet

Teksa para godinës së Parlamentit janë para disa akte dhuna nga disa prej protestuesve, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës britanike, të cilët apelojnë për protestë paqësore.

21:39
Akte dhune para Parlamentit – FOTO

Teksa para kryeministrisë gjithçka është mbyllur qetësisht, tek Parlamenti nuk ka qenë e njëjta situatë.

21:22
FOTOLAJM/ Protestuesi “rebel” në dritaren e Kryesisë së Kuvendit

Kryesisht deri më tani protesta e shtatë kombëtare e opozitës është zhvilluar e qetë, pavarësisht disa momenteve tensioni mes efektivëve të policisë dhe disa protestuesve që tentuan në një moment të çanin kordonin e policisë që ndodhej para kryeministrisë.

21:03
Plagosen 7 efektivë, Lleshaj në “Twitter”: Basha të ndalojë sulmin ndaj forcave të policisë

Shtatë efektivë policie rezultojnë se janë lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkon kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

20:54
Protesta e opozitës, reagon Meta: Thirrje për vetëpërmbajtje

Teksa para Parlamentit ka pasur disa momente dhune, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, si edhe të shmangen incidentet dhe provokimet.

20:48
Klajda Gjosha, shtatzënë dhe në protestë

Shtatzania nuk e ka penguar ish-deputeten e LSI-se Klajda Gjosha qe te jete e pranishme sot ne protestën e opozitës.

20:43
Protesta e 7/ Kapsolla, tymuese, por edhe përplasje me policinë – FOTO

Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, deri më tani është zhvilluar paqësisht.

20:33
Mbështetësit e opozitës drejt Parlamentit për të protestuar

Në përfundim të fjalës së tij, kryedemokrati Basha u ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës që të zhvendosen për të protestuar nga kryeministria, para godinës së Parlamentit.

20:29
Basha: Koha për lojërat e Edi Ramës ka marrë fund

Gjatë fjalës së tij para protestuesve të grumbulluar tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, kryedemokrati Basha u shpreh se Koha për lojërat e Edi Ramës ka marrë fund, e se nuk mund të pranohet më ai dhe banda e tij, rë cilët sipas kreut të PD, mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës.

20:19
Basha thirrje protestuesve: Mos i prekni policët, edhe ata mendojnë “Rama Ik”

Teksa në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur me mijëra mbështetës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje atyre që të mos përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

19:26
“Rama ik”, starton protesta shtatë kombëtare e opozitës

Me mijëra persona janë grumbulluar tashmë para kryeministrisë në protestën e shtatë të opozitës jashtëparlamentare, ku mbizotërojnë thirrjet “Rama ik”

19:17
Protesta ndryshe e të rinjve të LRI

Një pjesë e të rinjve të LRI, në protestën e shtatë kombëtare ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama kanë zgjedhur të protestojnë ndryshe këtë herë, duke mos mbajtur pankarta apo flamuj në duar, por duke shkruar mesazhe në to.

19:12
Lotaria amerikane 2020; Ambasada njofton rregullat e reja për aplikantët

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se tani kërkon nga aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe adresën e emailit dhe numrin e telefonit.

18:58
Mesazhi i Stoltenberg para protestës së opozitës: Dhuna e papranueshme

Vetëm pak orë para nisjes së protestës së shtatë të opozitë, Sekretari i Përgjitheshëm I NATO, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi Tiranën këtë të diel, ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe respektimin e institucioneve demokratike

18:36
Protesta e opozitës, policia rrethon institucionet

Teksa prej orës 19:00 do të zhvillohet protesta e 7 kombëtare e opozitës, para ambienteve të kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, por edhe Parlamentit, janë të pranishme forca të shumta policie.

18:27
Opozita në protestë, Rama fushatë në Lezhë: Ata kanë frikë nga zgjedhjet

Teksa opozita jashtëparlamentare pritet të nisë në 19:00 protestën e shtatë kombëtare, ku kërkon largimin e kryeministrit Rama, si dhe moszhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, kreu i PS, në 18:00 ka nisur fushatën në Lezhë, ku kandidon Pjerin Ndreun.

18:18
Regjistrohet tërmeti i 73-të në Korçë, MM shpërndan ushqime

Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës, ku është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mëngjesit të djeshëm.

18:09
12 njerëzit më të pazakontë në botë – FOTO

Bota është një vend i madh dhe i mrekullueshëm me mbi 8 miliardë njerëz të zakonshëm, jashtëzakonshëm, por edhe të… pazakontë.

17:53
Prag-protesta numër 7, Basha sërish thirrje qytetarëve

Në një postim të bërë në Facebook, bashkangjitur edhe me një video, kreu i PD, shkruan se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa edhe një herë ka bërë thirrje për protestën sot në orën 19:00.

17:53
“Pse jo, më kanë lënë”, Dren Abazi pranon që është refuzuar nga femrat

Dren Abazi ka qenë një ndër të ftuarit special të ditës së sotme në programin e së dielës ‘E Diell’, në ekranin e ‘Top Channel’. Këngëtari ka rrëfyer pranë publikut detaje nga karriera e tij, por dhe jeta private.

17:48
Njerëzit me këto emra ka më shumë gjasa t’ju tradhtojnë

Femrat e quajtura Megan dhe meshkujt e quajtur Nathan kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerët e tyre, sipas një studimi shkencor dhe rigoroz, shkruan “The Independent”.

17:26
Malajzia “betejë” për të shpëtuar gjuhën shekullore

Sara Santa Maria drejton kurse të përjavshme në shtëpinë e saj në Malaka të Malajzisë për t’u siguruar që brezat e rinj të mësojnë “Papia Kristang”, një gjuhe shekullore kreole, e konsideruar një lloj përzierjeje e portugalishtes dhe variantin e lashtë të gjuhës vendase, dhe që sot, është në një prag zhdukjeje.

17:23
Maradona ankohet për vajzat: Po vdisja, ato blinin apartamente

Diego Armando Maradona kthehet të flasë për veten. Sigurisht jo për bëmat e tij në fushën e blertë, por për shëndetin, që po e shqetëson prej kohësh.

16:58
“15 vite DigitAlb”, nis rrugëtimin turneu i futbollit “Super 15”

“Super 15”, si 15 vitet e Digitalb, si 15 vitet e këtyre djelmoshave të rinj. Në prag të festimeve të mëdha të 15 vjetorit të Platformës më të dashur të të gjithë Shqiptarëve, një ndër eventet e shumta që Digitalb organizon, është edhe “Super 15”. Një turne me ekipet e 15-vjeçarëve në futboll, nga të gjitha trevat shqiptare.

16:55
Meta takon Sekretarin e NATO-s: Të forcojmë Organizatën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Jens Stoltenberg, ku theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.

16:29
Inzaghi rinovon me Lazion, Milani zgjedh Giampaolon për stolin!

Simone Inzaghi qëndron te Lazio, Marco Giampaolo shkon te Milani. Tashmë vendimi është marrë dhe për këtë janë të bindura mediat italiane që japin trajnerin aktual të Sampdorias si pasuesin e Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

16:01
Berat, era rrëzon pemën shekullore

Një pemë shekullore,rrap,është rrëzuar pak minuta më parë në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.

15:51
Protestat në Ballkan e Shqipëri, influencë ruse? Ja si përgjigjen Rama dhe Stoltenberg

Gjatë konferencës për shtyp gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg dhe kryeministrin Edi Rama se muajt e fundit ka patur një valë protestash në Serbi, Malin e Zi dhe në Shqipëri ku opozita ka lënë mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Nga informacionet që keni a ka të dhëna që sugjerojnë së këto protesta janë të influencuara nga Rusia, e cila kërkon një Ballkan të destabilizuar larg vlerave Euro-Atlantike?

15:32
“A mund të të zëvendësojë Ermali?”, Ami i përgjigjet kështu në “E Diell”…

Gjatë intervistës së dhënë në programin ‘E diell’. Ami nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante rreth marrëdhënies me Ermalin.

15:08
Punimet në Bypass-in e Fierit/ Një korsi pritet që të hapet në fund të qershorit

Në bypassin e Fierit po punohet që njëra korsi të hapet për trafikun e mjeteve në fund të qershorit, aktualisht shtresat asfaltike janë hedhur në një pjesë të këtij segmenti.

15:01
Tërmeti u dëmtoi shtëpitë/ Floq, banorët kalojnë natën jashtë

Nata në çadër ka qenë e vështirë për familjet e fshatit Floq të cilit u strehuan në këtë minikamp të improvizuar pasi humbën banesat e tyre.

14:46
“Po këta çne bashkë?”, Ami Toska kujton në ‘E diell’ fillimet e saj me Ermalin dhe zbulon detaje rreth raportit me të

Amarda Toska e nisi rrugëtimin e saj në televizion në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e programit të humorit ‘Portokalli’ dhe në të njëjtin vend është rikthyer sot në emisionin ‘E diell’ në një intervistë ku ka folur për karrierën e saj dhe bashkëjetesën me Ermalin.

14:25
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

14:19
Fez, kryeqyteti shpirtëror i Marokut

Në ditët tona, qyteti perandorak i Fez-it është anashkaluar ca nga turistët në favor të Marakeshit, megjithatë kryeqyteti shpirtëror i Marokut duket po i tërheq sërish të huajt në mase e kjo falë rinovimeve të mëdha që ka bërë dhe fluturimeve low-cost.

13:53
Sfida për Kupën e Shqipërisë / Përballja mes Tiranës edhe Kukësit në “Elbasan Arena”

Sezoni futbollistik në vend ul siparin sot në orën 19:00 me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në Elbasan Arena mes Kukësit dhe Tiranës.

13:41
Hapet këndi i dytë më i madh për fëmijë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial

Parkut të Madh të Liqenit Artificial i shtohet një tjetër kënd modern lojërash për fëmijë. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ka ndërtuar këndin e dytë më të madh, por kësaj here në një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, edhe nga përfaqësuesit turq të TIKA-s, falenderoi të gjithë ata që mundësuan krijimin e kësaj hapësire, që veç lodrave për fëmijë është i pajisur edhe me një kënd force për më të rriturit.

13:32
Fotot/ Anija e pasagjerëve në Venecia përplaset me kroçeren në port

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasi një anije pasagjerësh u përplas me një kroçere në një kanal portual në Venecia të Italisë.

13:23
“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

Vetëm një ditë përpara zjarrit që lëndoi 32 vetë në një kamp emigrantësh në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës, kryqi i kuq ndërkombëtar kishte dhënë alarmin për gjendjen e vështirë të refugjatëve në këtë vend.

13:02
Kida dhe Dhurata nga mike në “armike”

Ato janë mikesha shumë të mira dhe këtë e kanë treguar qartë, teksa mbështesin njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale. Të njëjtën gjë ato kanë bërë edhe me projektet e tyre më të fundit muzikore, duke publikuar video teksa dëgjojnë dhe këndojnë këngët e secilës.

12:56
Burger King®, ikona amerikane tani edhe në Tiranë!

I themeluar në Florida në vitet ’50, Burger King® është tashmë një etalon i padiskutueshëm, jo vetëm për cilësinë e sigurinë ushqimore, por dhe për shijen unike.

12:49
Qendra ditore e fëmijëve/ Kavajë, zbukurohet me pikturat e artistit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e ka gjetur artistin Eljan Tanini në qendrën ditore të fëmijëve me aftësi ndryshe në Kavajë, për t’i dhuruar kësaj qendre artin e tij. Muret janë mbushur me ngjyra dhe dritë nga dora e piktorit që e gjen frymëzimin për to tek vetë krijimtaria e fëmijëve.

12:32
Nata në çadra dhe shi/ Në fshatrat e Korçës ku banorët pësuan dëme nga tërmeti

Dhjetëra banorë të fshatrave të Korçës që një ditë më parë u tronditën nga një sërë lëkundjesh tërmeti e kaluan natën në çadra, pasi dhjetëra banesa u dëmtuan rëndë.

12:26
Sandër Prosi, një yll që vetëm lind/ “Exclusive” sjell jetën dhe karrierën e artistit të madh të skenës dhe ekranit

Sandër Prosi është një nga xhevairët e gjerdanit të artistëve të cilët krijuan teatrin shqiptar, kinematografinë shqiptare dhe ndërtuan dhe shkollën e aktrimit shqiptar.

12:20
Qyteza e fëmijëve/ Korçë, inaugurohet qendra për argëtim

Qyteza e fëmijëve në Korçë ka hapur dyert për herë të parë duke ofruar argëtim, lojëra dhe aktivitete sportive nga më të larmishmet.

12:16
Tradita e polifonisë në Gjirokastër, nxiten të rinjtë të marrin pjesë

Me dhjetëra fëmijë në Gjirokastër e Libohovë janë bërë pjesë e grupeve të vogla polifonike të shkollave.

12:12
Historia e mjekut të UÇK-së. Ibish Ahmeti iu përkushtua të plagosurve të luftës

Në vitet 1994-’95, Ibish Ahmeti, mjek në Suharekë, u informua nga politika e atëhershme se një ditë lufta mund të ndodhte në Kosovë.

12:12
Kryemadhi mesazh para protestës: Sot është dita e qytetarëve!

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka një mesazh për shqiptarët.

12:06
Ndotja në Darëzezë/ Kolektori i një stalle shkarkon në bregdet

Ndotja e këtij kolektori nga një kompleks derrash në Povelcë të Fierit, dëmton bujqësinë, gjallesat, blegtorinë e mbi të gjitha bregdetin e Darëzezës.

11:56
Protestat në sheshin Tiananmen, ministri i Kinës mbron goditjen e vitit 1989

Si rrallë ndonjëherë, Kina i mbrojti masat e ashpra që rezultuan me shtypjen e përgjakshme të protestave të vitit 1989 në sheshin Tienanmen.

11:24
Pukë/ Do kultivonte bimë narkotike, pranga 26-vjeçarit

Policia në Pukë ka arrestuar një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkotitke.

11:10
16 rastet kur njerëzit bënë ndryshime radikale në jetën e tyre

Duhet vetëm pak dëshirë dhe vullnet për të ndryshuar jetën tuaj plotësisht.

10:46
Video/ Aksident në aksin rrugor Levan-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.