Banorët e Povelccës në njësinë administrative Dermenas në Fier protestojnë për ndryshimin e matësave të energjisë elektrike dhe faturave afrofe.

Ata thonë se zëvendësimi i matësave të vjetër nga OSHEE është shoqëruar me faturë afrofe prej 5.800 lekësh, për një sasi energjie të cilën nuk e kanë harxhuar.

Ndryshimi i 6 mijë matësave në bashkinë e Fierit është projekt i bankës botërore. Përfaqësuesi i njësisë administrative “Dermenas” pranon se është një gabim nga OSHEE duke faturuar afrofe edhe familjet që nuk ndodhen në Shqipëri. Kjo shumë do tu zbritet abonentëve në muajin e ardhshëm.

Banorët thonë se do të vazhdojnë protestat në rast se ky problem nuk do të zgjidhet.

Top Channel