Vlorë/ Drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen katër person

22/01/2020 13:12

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas pasi kanë drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt në Vlorë dhe Sarandë.

  • Arrestohet shtetasi E.I., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në rrugën “Gjergj Kastrioti” duke drejtuar motomjetin, pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.

  • Arrestohet shtetasi B.L., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në aksin Bestrovë-Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

  • Sarandë, arrestohet shtetasi E.M., 29 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas u kap në aksin Gajdar-Shijan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.

  • Sarandë, arrestohet shtetasi A.M., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur 4 mjete të tjera të parkuara pranë rrugës së spitalit duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel