Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënikollit, me pasojë plagosjen e një personi.

Një kamion është përplasur me një fugon dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel