Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028 Qytetarët shqiptarë po konusmojnë midhje të Sarandës të pa certifikuara dhe pa asnjë lloj kontrolli. Alarmin e ngre KLSH pas kontrollit të bërë në ministrinë e bujqësisë për zbatimin e politikave të peshkimit, ku ka rezultuar se qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim.
Kontrolli i KLSh ka zbuluar po ashtu se një sërë shkeljesh, për sektorin e peshkimit. Pikë së pari ministria nuk ka hartuar dhe miratuar një sërë aktesh nënligjore duke dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës.
Ligji i Akuakulturës i miratuar në vitin 2016 ende nuk po zbatohet si rezultat i mos miratimit të Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë duke penguar kështu zhvillimin e këtij sektori. Po ashtu në kundërshtim me ligjin anijet e peshkimit kryejnë aktivitet pa qenë të pajisura me pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik, duke mos tranmestuar të dhënat për pozicionin e anijeve dhe sasitë e peshkut të kapur. Mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, pa regjistruar dhe parregulluar.
Portet e peshkimit të vendit tonë thotë KLSH menaxhohen në mënyrë jo efektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë. Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kapacitet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit dhe ka nuk ka kantier për riparimin e anijeve të peshkimit. Ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura.
KLSh rekomandon 43 masa perr prermirersimin e situatës. Më kryesorët janë miratimi i kuadrit ligjor dhe ngritjen e strukturave inspektuese.
Top Channel