Arben Grori

Është hedhur shorti për Arben Grorin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit dhe është caktuar si gjyqtar Ardian Kalija.

Çështja Grori ka disa muaj që gjendet në gjykatën e Tiranës. Deri më tani Grori ka kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të dy gjyqtarëve dhe për këtë shkak pasi është pranuar kërkesa e Grorit dhe u rihodh shorti duke caktuar gjyqtar Kalinë.

Gjyqtari i parë që i kishte rënë çështja Grori u përjashtua nga gjykimi pas kërkesës së të dëuarit të përjetshëm.

Gjyqtari Erjon Bani u përjashtua nga gjykimi kur ishte drejt përfundimit të marrjes së vendimit, pasi Grori kishte kërkuar rishikim dhe kërkon t’i kthehet dënimi me 25 vjet burgim.

Gjyqtari në atë kohë kundërshtoi kërkesën për përjashtim por nuk u pranua, më pas u rihodh shorti dhe çështja i ra Bedri Qorit i cili dha dorëheqjen.

Kalija është gjyqtari i tretë që i ra shorti për Grorin.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori.

Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave.

Top Channel