E premte, 31 Maj 2019
09:02
Protesta në Beograd kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Ultranacionalistë serbë u mblodhën në Beograd në shenjë proteste ndaj një festivali të njohur që promovon kulturën shqiptare të Kosovës.

08:52
Itali, Di Maio fiton votëbesimin e Lëvizjes 5 Yjet

Anëtarë të “Lëvizjes 5 Yjet” në Itali kanë mbështetur fuqishëm udhëheqësin Luigi Di Maio për lidershipin e partisë, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

08:40
Dështimi i samitit të Hanoit, Koreja e Veriut ka “ekzekutuar” disa zyrtarë

Koreja e Veriut ka ekzekutuar të dërguarin special në Shtetet e Bashkuara, pas kolapsit të samitit të dytë mes udhëheqësit Kim Jong-un dhe presidentit Donald Trump. Të paktën kështu raporton këtë të premte një gazetë koreano-jugore.

08:38
Vrasja e ish-policit, arrestohet një nga të dyshuarit

Zbardhet pas 5 muajve ekzekutimi i ish-policit Arben Bilali, ngjarje e ndodhur në Tiranë në 30 janar të këtij viti. Pas hetimeve përmes metodave speciale të hetimit, Policia bëri të mundur zbulimin e të dyshuarit dhe arrestimin e tij.

08:30
Hungari, arrestohet kapitenin e anijes së përmbytur në Danub

Arrestohet kapiteni i anijes që u përmbyt në lumin Danub, duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Lajmi është bërë i ditur nga policia hungareze, duke thënë se kapiteni 64-vjeçar dyshohet se nuk është treguar i kujdesshëm për sa i përket trafikut ujor, duke shkaktuar përplasjen e anijes me një tjetër.

08:27
Trump vendos tarifa ndaj produkteve meksikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave ndaj të gjitha produkteve që hyjnë në vend nga Meksika, në një përpjekje për të frenuar emigracionin ilegal.

08:10
Muzika e jugut për turistët; Mbrëmja shqiptare, shfaqje për “banorët e rinj” të Sarandës

Një mbrëmje tërësisht shqiptare me muzikën e trevave të jugut, u është ofruar turistëve që ndodhen në qytetin e Sarandës.

E enjte, 30 Maj 2019
22:50
Rama: Opozita e vendosur për të bllokuar hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën shqiptare se po bën çmos për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

22:47
Paralajmërimi i Ramës për 30 qershorin: Ja ç’ndodh nëse prishen zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin “Open”, se çfarë sigurie jep ai për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që kreu i opozitës ka paralajmëruar se ato nuk do të lejohen që të zhvillohen.

22:25
Përgjimet ndaj Dakos, Rama: Rezultati  i PS në Durrës nuk vihet në diskutim nga një “Alo Niçe!”

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin Open se blerja e votave nuk është një fenomen masiv dhe se kjo nuk mund të sjellë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Sipas tij, blerja e votave bëhet nga partitë e vogla. Ndërkohë, edhe një herë Kryeministri  vazhdon që mbrojë Vangjush Dakon, kreun aktual të Bashkisë së Durrësit.

22:13
Varri misterioz në Irlandë, më i vjetër se piramidat

Më i vjetër se Stounhenxh e se piramidat e Gizës, varri Njugrejnxh në Irlandë mban po aq mistere sa këto struktura të famshme.

22:03
Pse nuk po hapen negociatat? Rama: Këshilli Evropian vlerëson me subjektivitet politik

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian dhe kjo u konfirmua edhe nga raporti i fundit i Komisionit Evropian.

22:02
Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve në 2007, Rama: S’ka lidhje me situatën aktuale

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në emisionin Open nga gazetari Rakipllari se përse nuk ulet me Bashën për të mbyllur krizën politike,  ndërkohë që në 2007-n edhe ai ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

21:42
A e ka menduar Rama ndonjëherë dorëheqjen? Ja si përgjigjet ai

Kryeministri Edi Rama e pyetur nga moderatorja e emisionit Open, Eni Vasili se a e ka menduar dorëheqjen. Edi Rama u përgjigj se nuk e ka menduar për shkak se nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin. “Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që  dha Rama.

21:33
Në Brazil, shteti paguan për të qenë të bukur

Edhe në vendet e botës që kanë shëndetësi të zhvilluar, operacionet plastike, që bëhen për arsye estetike, nuk mbulohen nga sigurimet.

21:32
Parku me qindra statuja që duket si në përrallë

Gjatë jetës së tij, Veijo Rönkkönen ndërtoi një park të jashtëzakonshëm në Koitsanlahti, Parikkala, pranë kufirit rus në Finlandë. Ai ka punuar atje për pothuajse 50 vjet. Puna e tij e kryer në një sipërfaqe prej rreth gjysmë hektarësh, prodhoi rreth 560 statuja betoni dhe një kopsht madhështor.

21:29
Ndryshimi nga kriza e 2017-ës, Edi Rama në ‘Open’: Opozita vendosmëri për t’i shkuar deri në fund rrugës ‘qorre’

Ndonëse krizën aktuale politike e konsideroi diçka të përsëritur, kryeministri Edi Rama veçoi në emisionin ‘Open’ në Top Channel, një element të ri nga kriza e vitit 2017-të, kur opozita ngriti çadrën në bulevardin kryesor të Tiranës, me të njëjtat kërkesa.

20:56
10 mijë vullnetarë u mblodhën për djalin e sëmurë

Prindërit e një pesë-vjeçari bënë thirrje për dhurues në shkurt të këtij viti, pasi doktorit u kishin dhënë vetëm 3 muaj jetë për djalin.

20:36
“Emocionohem sa herë i shkrep. Armët, dashuria e jetës sime”

Ajo tani ka marrë emrin “Mbretëresha e Armëve”, pasi thotë që armët janë dashuria e saj e jetës, dhe se emocionohet shumë sa herë që i shkrep.

20:36
Shkodër/ Zhduket memoriali i LANÇ-it, Bashkia  “ngre supet” lart!

Në Fiks Fare u ankuan përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Shkodrës, të cilët shprehen se dy muaj më parë në mesnatë, është zhdukur memoriali i demonstratës së rinisë së vitit 1942 në Shkodër. Demonstratë e përgjakshme gjatë luftës antifashiste. Ky  memorial ndryshe njihej si memoriali i “Vaso Kadisë”.

20:22
Drejtuesi i çiklomotorit humb kontrollin, plagoset 42-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë.

20:10
Komedia “Tango”, shfaqja e Flor Binajt dhe Ledio Lakos

Një tango që kërcehet me gjithë morinë e saj të përplasjeve, zënkave, dashurisë e miqësisë. Kështu ka menduar Artan Imami kur vendosi të sjellë në skenën e teatrit një shfaqe si një “Tango”.

19:58
Tirana mbijeton, fiton 3-0 me ekipin e Flamurtarit

Epilogu i kampionatit shqiptar të futbollit zbuloi edhe enigmat e fundit me zyrtarizimin e Tiranës në elitë dhe kualifikimin e Teutës në Europa Lig. Në kryeqytet, ekipi bardheblu kishte nevojë për vetëm një pikë. por bëri akoma më mirë duke mundur 3-0 Flamurtarin.

19:51
Ndryshon nënkalimi “Shqiponja”/Prezantohet projekti i ri. Veliaj: Më mirë për këmbësorët

Projekti i Unazës se Re në zonën e sheshit “Shqiponja”,  do të ndryshojë duke prishur në këtë mënyrë projektin abuziv i kohës së Damian Gjiknurit që kishte një kosto 40 milionë euro për vetëm dy kilometra rrugë.

19:49
Mbyten turistët në Danub/Përmbyset anija në Budapest, 21 të zhdukur në ujë

Ka përfunduar në mënyrë tragjike ajo që për një grup prej 33 turistësh, shumica nga Koreja e Jugut, duhet të ishte një shëtitje magjike në ujërat e Danubit në Hungari: anija turistike me të cilin po udhëtonin u përmbys pas përplasjes me një mjet tjetër lundrues. Të paktën 7 persona humbën jetën prej aksidentit të rëndë, e 21 të tjerë ende nuk janë gjetur.

19:46
Në Korçë asgjësohen 20 ton ushqime të skaduara dhe pa standarde

AKU në Korçë ka sekuestruar dhe asgjësuar 20 ton produkte të cilat nuk përmbushin kushtet e sigurisë ushqimore sa i takon konsumatorit. Janë rreth 11 tonë produkte me origjinë jo shtazore dhe 9 tonë me origjinë shtazore kryesisht bulmet dhe mish të cilat janë asgjësuar nga subjekte të ndryshme të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në qarkun e Korçës.

19:43
Kuba legalizon përdorimin e internetit në shtëpi

Kuba njoftoi këtë të mërkurë se do të lejojë importin e ruterave dhe përdorimin e rrjeteve Wi-Fi të, duke hequr kështu bllokadën më të rëndë që i ishte bërë internetit në ndonjë vend të botës.

19:28
Rikthehet Herri Poter

J.K Rouling, autorja e Herri Poterit, ka njoftuar se do të publikojë katër përralla të tjera nga saga magjike që mori famë në të gjithë botën.

19:23
Zgjohet vullkani Etna/Nga mali del llavë, zonat e banuara nuk rrezikohen

Mali Etna është “zgjuar nga gjumi”. Etna ka shpërthyer sërish; me shpërthimin e parë rreth orës 3.30 minuta dhe dy orë më pas janë hapur dy fraktura në krater.

18:29
Basha kërkon ndryshim të sistemit Parlamentar, zbardh disa nga pikat

Nga qyteti i Kurbinit, Lulzim Basha ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor. Gjatë fjalës së tij, kreu i selisë blu u shpreh se do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për sistemin e ardhshëm Kushtetues dhe Parlamentar. Kreu i selisë blu tha se është i gatshëm që t’i përgjigjet kësaj reforme të thellë politike, duke përmendur këtu disa prej pikave.

18:10
Rekomandimi i KE, ambasada e SHBA-së: Ju mbështesim për integrimin në BE

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Në deklaratën për mediet thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian,

17:45
Basha: Betohem përpara Kishës së Laçit se kontrata Milot –Balldren do varroset

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Kurbini është dukur mjaft i tensionuar teksa i ka kërkuar qeverisë Rama që të tërhiqet nga kontrata për ndërtimin e rrugës Milot –Balldren, sepse aty po kryhet një aferë e madhe korruptive.

17:40
Kënga e fundit dedikim për ish-in?! Këngëtarja sqaron të vërtetën

Donika Shabani, e njohur ndryshe si Nikka, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projektit të saj më të fundit “Rrena”.

17:20
Ndarja nga jeta e aktorit Muhamet Liko, Meta: Humbje e parakohshme, që më ka prekur thellë

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në “Facebook”, u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të humoristit të ndarë nga jeta, Muhamet Liko.

17:02
Vrasja e qindra balenave skuq bregdetin e Ishujve Faroe

Vrasja e qindra balenave është vetëm një ‘pjesë e natyrshme e jetës’ në Ishujt Faroe. Vendasit e kanë skuqur bregdetin  me therjen e tyre dhe pamjet shqetësuese e vazhdojnë të shokojnë admiruesit e kafshëve anembanë globit, të cilët iu bëjnë thirrje banorëve të Ishujve që t’i japin fund dhunës.

17:02
Ndëshkim ‘ekstrem’ Balotellit, në fushë rikthehet në mesin e shtatorit

Në muajt e parë te Olimpiku i Marsejës, sulmuesi italian Mario Baloteli arriti të impresionojë me 8 gola në 13 ndeshje duke rikthyer ambicien për të fituar përfaqësuesen e për të qenë vendimtar në kampionatin francez.

16:51
Pasuria e gjetur në varrin e Tutankhamonit që mahniti botën

Kur egjiptologu britanik Howard Carter zbuloi varrin e Tutankhamonit në vitin 1922, nuk mund ta imagjinonte se çfarë pasurie kishte brenda. Gërmimi i varrit në Luginën e Mbretërve zgjati tetë vjet dhe u dokumentua nga fotografja Harry Burton.

16:43
Çdo student në Filipine duhet të mbjellë 10 pemë për t’u diplomuar

Thuhet se me moshën fiton më shumë mençuri dhe vetëdije, por të rinjtë gjithmonë kanë treguar se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

16:42
Çelja e negociatave, Duma në “Top Talk”: Kemi 6 rekomandime nga KE. Reforma në Drejtësi s’ka progres

Në kuadër të reagimeve për rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave Shqipëri-BE e ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë e ftuar anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma, e cila ka mbajtur edhe postin e zv/ministres së Integrimit gjatë qeverisjes së PD-së.

16:29
Grida Duma në “Top Talk”: Largimi i Ramës, fillimi i dialogut

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, është ofruar sërish për të dhënë ndihmë për zgjidhjen krizës politike në Shqipëri. Pikërisht për dialogun e munguar mes opozitës dhe qeverisë, u pyet edhe Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”.

16:16
“Top Talk”, Grida Duma: Opozita në terren, shpjegon ofertën ekonomike

E ftuar në studion e “Top Talk”, anëtarja e kryesisë së PD, Grida Duma, tregoi se një pjesë e grupeve të punës së Partisë Demokratike dalin në terren në tre orare të ndryshme në takime me qytetarët, kryesisht me bizneset, duke u paraqitur atyre arsyet dhe alternativën, se ata kanë një tjetër zgjidhje për Shqipërinë.

16:02
Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Muhamet Liko

Aktori i mirënjohur i humorit, Muhamet Liko, është ndarë sot nga jeta në moshën 65 vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës. Ai ndodhej në Itali për kurim.

15:47
Harrojini avionët privatë, “Fëmijët e Pasur” nxjerrin armët

Fëmijët e pasur përreth globit sfidojnë njëri-tjetrin duke publikuar foto që shfaqin jetën luksoze nga banjat me shampanjë tek djegia e shumave të konsiderueshme parash.

15:39
Ilaçi me çmimin abuziv/ Gjendet në treg me etiketë false. Faktet i’u dhanë prokurorisë

Pak ditë më parë është marrë në pyetje administratori i kompanisë CFO Farma. Ai është pyetur se pse medikamenti me emërtimin soludaminë është shitur nga kompania e tij me çmim 180 herë më të lartë dhe me etiketë false.

15:36
Simone Inzaghi pranë firmës me Milanin

Milani do të riniset nga Simone Inzaghi. Ivan Gazidis, administratori i deleguar i kuqezinjve ka zgjedhur pikërisht teknikun aktual të Lazios si pasues të Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

15:34
Kishat me veprat e Onufrit/ Nis restaurimi në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimin nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

15:22
Kontratat e rrugëve, në Kuvend/ Dy koncesionet kushtojnë 337 milionë euro

337,2 milionë euro së bashku me pagesat e TVSH do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, pjesë e programit 1 miliard euro.

15:10
Rama: Kushtetuta nuk negociohet. Gati për dialog, por zgjedhjet nuk ndryshojnë

Kryeministri Rama tha sot në Kuvend se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën në rrugë, por nuk është e gatshme që të diskutojë Kushtetuten. Rama tha se zgjedhjet me 30 qershor nuk do të ndryshojnë.

14:43
Volejboll, Erblira Bici flet për eksperiencën e suksesshme në Europë

Të fitosh Champions League në volejboll për femra është një arritje që çdokush e ëndërron. Shqiptarja Erblira Bici e bëri realitet këtë ëndërr, teksa skuadra e saj Novara mundi Coneglianon në finale, në një përsëritje të finales së Kupës së Italisë.

14:42
Fenomeni gradon Messin në majën e botës: Mbappe më ngjan? Ndoshta…

Në një intervistë interesante të dhënë për të përditshmen sportive spanjolle “AS”, Ronaldo “Fenomeni” ka folur kryesisht për sulmuesit më në formë aktualisht në qarkullim, duke veçuar të preferuarin e tij, por edhe atë që i ngjason më shumë.

14:30
EMEA Finance: BKT, Banka më e mirë në Shqipëri për 2018-ën

Banka Kombëtare Tregtare është përzgjedhur si “Banka më e Mirë në Shqipëri për 2018” nga revista EMEA Finance. Për të nëntin vit radhazi çmimi “Banka më e mirë në Shqipëri” i është dhënë BKT-së nga kjo revistë prestigjioze duke theksuar vlerësimin e saj përgjatë viteve.

14:13
Kufij të çuditshëm që ndajnë shtete

Për shumë shtete vija kufitare është e shenjtë, e disa prej tyre kanë ndërtuar e po ndërtojnë mure për të pasur një kontroll sa më të mirë të tyre.

14:13
PD-LSI për rrugën Milot-Balldren: Po vidhet me koncesion! Abuzim

Partia Demokratike dhe LSI pothuajse në një kohë denoncuan si abuziv një nga koncesionet e reja për ndërtimin e rrugëve. Deputeti Agron Shehaj denoncoi shifrat për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

14:07
Kualifikueset e Euro 2020, të rikthyerit Mavraj e Lenjani: Ka ndryshime

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Islandës dhe Moldavisë. Për këto dy përballje, në skuadër është kthyer Mërgim Mavraj, që vjen pas pezullimit. Qendërmbrojtësi deklaroi se ka parë ndryshime në ekip.

14:05
Rruga Milot-Balldren, Vasili: Parlamenti bashkëfajtor në grabitjen e miliona eurove

Pas Agron Shehajt të PD, edhe LSI përmes nënkryetarit Petrit Vasili ka denoncuar si vjedhje koncensionin për ndërtimin e rrugës Milot Balldren.

13:57
Doris Pack për raportin e KE: Mogherini e Hahn mbyllën sytë për Shqipërinë

Pas prezantimit të progres raportit për Shqipërinë, ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

13:56
Punësimi sezonal në bregdet/ Në verë drejt plazheve jo vetëm turistë

Jugu i Shqipërisë gjallërohet në periudhën e sezonit turistik. Nuk janë vetëm turistët që zhvendosen në bregdetin e Jonit, por edhe shqiptarët që lëvizin nga vendbanimi i tyre drejt bregdetit për të punuar gjatë sezonit.

13:37
Hazard-Chelsea, largimi këtë herë është “Real”

Finalja e Europa League ndaj Arsenalit duket se ishte e fundit me fanellën e “bluve” të Londrës për Eden Hazard. Vet futbollisti belg e bëri të ditur këtë menjëherë pas përfundimit të sfidës, në një intervistë për rrjetin “BT Sport”, ndërkohë që destinacioni i tij i ri është pikërisht Reali i Madridit.

13:30
Mrekulli e Zotit? U lind sa një kokërr mollë, doli nga materniteti 2.5 kg (Foto)

Një foshnje e lindur me peshë vetëm 245 gramë, që besohet të jetë rasti unik në botë që i mbijeton lindjes së parakohshme, ka dalë tashmë nga materniteti ku ndodhej në Shtetet e Bashkuara.

13:15
CDU/CSU pas rekomandimit: Asnjë kusht i plotësuar, Bundestagu do vendosë në shtator

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

13:02
Rruga Milot- Balldren/ Rama: Garantohet mirëmbajtja për 13 vite, jo si “Rruga e Kombit”

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje gjithë akuzave të bëra lidhur me shifrën rekord të dhënë për dy rrugë 30 km, me një shumë prej 260 milionë euro.

12:59
Hetimet për masakrën e Peshkëpisë/ Merret në pyetje Bejleri. Prokuroria, provë edhe dokumentarët e Marin Memës

Kujtojmë se Fredi Bejlerit, iu refuzua nga KQZ kandidimi, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit është në listën shumë emërore të personave që po pyeten, për masakrën e Peshkëpisë.

12:28
Arti i rrugës në Patos/ Artistët mblidhen për të ndryshuar fasadat

Artistë të famshëm ndërkombëtarë të artit të rrugës, prej disa ditësh kane filluar të ndryshojnë fasadat e qytetit naftëtar të Patosit. Nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti, 10 artistë të famshëm nga bota, në bashkëpunim me bashkinë e Patosit, po ndryshojnë monotoninë e disa prej ndërtesave dhe pallateve në këtë qytet, duke i dhënë ngjyra e forma objekteve, të shndërruara pothuajse gri.

12:25
Berberi “shëtitës” lëviz me sallonin e tij në Londër për të gjetur klientë

Në Londër ka berberë nga më të ndryshmit e më të mirët, por ka edhe një sallon ndryshe. Ai është i lëvizshëm dhe numri i klientëve sa vjen e shtohet.

12:20
Rama e thotë sërish: Gati për dialog me opozitën

Kryeministri Edi Rama ka folur në parlament për raportin e djeshëm të KE për çeljen e negociatave me vendin tonë.

12:17
Përdorimi i pesticideve/ Specialistët: Nuk mund të shmangen, por duhet kujdes

Gjatë ciklit biologjik perimet preket nga sëmundje të ndryshme që duhen luftuar me pesticidet përkatëse.

12:15
Shtohet përdorimi i syzeve/ Shkak teknologjia dhe cilësia e keqe e ushqimit

Ekspertët thonë se deri në vitin 2050, pra pas gati 30 vjetësh, gjysma e popullsisë do të mbajë syze.

12:09
Wake Up/ Vlashent Sata: Zgjodha Dojna Memën se është yll e bukur

Vlashenti është një ndër artistët më të veçantë shqiptar, i cili prej vitesh e zhvillon karrierën e tij në Francë, si artist dhe pedagog i pianos. Megjithatë lidhjen me Tiranën e ka të ngushtë, pasi vjen herë pas herë për koncerte apo për të promovuar muzikën e tij.

12:05
Soreca për raportin: Topi në fushën e Këshillit, qeveria dhe opozita duhet të…

Ambasadori i BE-së, Soreca i ka dorëzuar sot progres raportin e KE, kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari.

12:04
Wake Up/ Digitalb në 15 vjetorin e tij vjen me “Super 15”, turneu i futbollit që bën bashkë trevat shqiptare

Këtë verë Digitalb feston 15 vjetorin e krijimit. Kompania lider në fushën e medias ka nisur prej kohësh festimet me koncerte dhe oferta të shumta.

11:56
Nis sezoni i dytë i serialit “Big Little Lies”, me Streep, Kidman dhe Witherspoon (Foto)

Kasti i “Big Little Lies” u rreshtua në tapetin e kuq të premierës së sezonit të dytë të filmit hit të HBO-së.

11:44
Wake Up/ 36% e viktimave në rrugë janë kalimtarë. Edukimi për respektimin e rregullave nis që në fëmijëri

Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, 36 përqind e viktimave në rrugë janë kalimtarë, ndërsa 26 përqind janë shoferë ose pasagjerë në automjet.

11:22
Myslim Murrizi drejton seancën plenare për herë të parë

Myslim Murrizi për herë të parë si nënkryetar i kuvendit ka marrë drejtimin e një seance plenare.

11:15
Shkarkohet Spalleti, gjithçka gati për Conten

Spalleti nuk do të jetë më trajneri i Interit, ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët kanë komunikuar sot përmes rrjeteve sociale vendimin për shkarkim.

11:10
Agron Shehaj: Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është mashtrim

Ish-deputeti Agron Shehaj në një status në facebook ka thënë se “kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese”.

11:09
“Roland Garros”, Nadal e Federer kalojnë në raundin e tretë

Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk hasën shumë vështirësi në kualifikimin për në raundin e tretë të “Roland Garros”.

10:52
90-vjetori i Ferrarit, prezantohet hibridi i parë për rrugët urbane (Foto)

Nga Formula 1, drejtpërdrejt në rrugët urbane. Ferrari sapo ka prezantuar modelin “SF90”, i pari automjet hibrid në historinë e “kokëkuqes” që prodhohet në seri.

10:51
Ditë pa makina në 1 Qershor, bashkia fton fëmijët t’i bashkohen aktiviteteve të shumta festive

Këtë 1 qershor, Tirana do të shndërrohet në një qytet festiv, ndërsa makinat do t’ia lënë vendin më të vegjëlve për të luajtur dhe argëtuar në ditën e tyre.

10:47
Ironizon Hajdari: Opozita protestë para kryeministrisë, ditën që Rama e ka pushim

Nga foltorja e Kuvendit, Rudina Hajdari ka kritikuar si qeverinë Rama, por edhe sjelljen e opozitës jashtëparlamentare të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke theksuar se nuk u intereson integrimi.

10:42
Balla: Brenda 2019-s Shqipëria do hapë negociatat

Në seancën e sotme të Kuvendit kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për rekomandimin pa kushte të një dite më parë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

10:38
Teori konspirative te Roma: De Rossi nuk donte pranë Tottin

Përqafimi mes Tottit dhe De Rossit, të dielën e kaluar, do të mbetet një kujtim i pashuar në mendjet e tifozëve të Romës, por ajo fsheh një vit tejet të komplikuar dhe të tensionuar, siç zbulon “La Repubblica”.

10:33
Të gjashtët e PD në prokurori/ Akuzohen për dhunë ndaj policisë. Alibeaj: Akti i pavlerë

6 ish-deputetë të Partisë Demokratike për të cilët ka filluar ndjekja penale e konsiderojnë të pavlefshëm aktin e ndërmarrë ndaj tyre nga Prokuroria e Tiranës.

10:13
Përçarjet e qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për raport-progresin

Rekomandimi pozitiv, pa kushte, i Komisionit Europian, (KE) të mërkurën (29.05.2019), drejtuar Këshillit Europian të BE, për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, është pritur me entuziazëm nga qeveria dhe skeptizicëm nga opozita, e cila parashikon madje refuzimin. Ky është i treti rekomandim që jep për Shqipërisë KE, duke filluar nga viti 2017.

10:09
Conte firmos tek Interi, pritet zyrtarizimi. Lëvizja e parë: Icardi, jashtë!

E ardhmja e Interit sapo ka filluar. Antonio Conte ka firmosur kontratën që e lidh me klubin zikaltër për 3 vitet e ardhshme, me një pagë prej 9 mln eurosh neto në sezon, pa përfshirë shpërblimet. Për këtë mbetet vetëm zyrtarizimi.

10:04
Rekomandimi i KE/ Cakaj: Raporti i ri është dëshmia e sukseseve të reja

Ministri Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka folur për rekomandimin e Këshillit Evropian për negociatat.

09:55
Rimëkëmbet “Hollywood-i i Europës”

Dikur një nga studiot më të mëdha të filmit në Europë, e preferuar nga emra të tillë si Alfred Hitchcock apo Pablo Picasso, “Victorine” në Nisë ka luftuar që prej viteve 2000 që të shmangë mbytjen. Por, tani, ajo po feston 100 vite të krijimit dhe qyteti i bukur bregdetar francez duket i gatshëm të injektojë jetë të re në strukturën ikonë.

09:45
Prodhonin akullore jashtë kushteve higjieno-sanitare/ Një tregtar në pranga, hetohet i lirë bashkëpunëtori

Një shtetas është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi të pa pajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.

09:39
Berat/ Pranga 56-vjeçarit, dhunoi bashkëshorten

Një 56- vjeçar me inicialet K.V në Berat është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

09:37
“Zhdukeni nga sytë e Trumpit”, udhëzimi i Shtëpisë së Bardhë për luftanijen “USS John McCain”

Shtëpia e Bardhë bëri gjithçka të mundshme që luftanija amerikane, e pagëzuar me emrin e “armikut” të tij të betuar republikan, senatorit të ndjerë John McCain, të mos i dilte përpara syve gjatë vizitës së tij në një bazë detare në Japoni gjatë kësaj jave.

09:37
Poliçan/ Aktiviteti i lojërave të fatit, procedohet penalisht 46-vjeçari

1 shtetas është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit në Poliçan.

09:26
Veting-u në polici, përzgjidhen 45 emrat e parë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

09:15
Fituat Lotarinë Amerikane dhe jeni në pritje? Ambasada njoftim të rëndësishëm

Ambasada amerikane del sot me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që po presin fazat e tjera, pas zgjedhjes si fitues të lotarisë.

09:05
Pamje të tmerrshme, burri i vë flakën vetes para Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Pamje shqetësuese kanë dalë në mediat amerikane ku duket një njeri që i vë vetes flakën dhe ecën me qetësi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa policia u përpoq të zgjidhte situatën.

08:48
Sërish zgjedhje në Izrael, Netanyahu dështon për herë të parë të krijojë qeveri

Ligjvënësit izraelitë kanë votuar për shpërndarjen e Parlamentit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dështoi të formonte një qeveri koalicioni, e pas kësaj do të duhet të mbahen zgjedhje të reja në vend, data e të cilave është përcaktuar më 17 shtator.

08:47
Mueller: Ngritja e akuzave kundër Presidentit për krim nuk ishte opsion

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller tha se ngritja e akuzave kundër Presidentit Donald Trump për krim nuk ishte një mundësi që të mund të merrej parasysh nga zyra e tij.

08:36
Çifti Bieber në formë perfekte!

Ata zbukuruan faqen e parë të Vogue në mars.

08:28
Tragjedi në Danub. Mbyten 7 turistë, mungojnë në apel 19 të tjerë

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një varke në lumin Danum, në kryeqytetin hungarez, Budapest.

08:12
Një person i sëmurë në kroçere, Kapiteneria e Vlorës ndërhyn gjatë natës

Në orën 21:15 të mbrëmjes së djeshme Kapiteneria Vlorë mori një thirrje në radio nga një kroçer me emrin Costa Victoria e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit, nga ku kërkonte një asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë në bord.

E mërkurë, 29 Maj 2019
22:56
Chelsea shkërmoq Arsenalin dhe fiton Europa League

Chelsea shkërmoq 4-1 Arsenalin në finalen e Europa League-s, me Maurizo Sarrin që siguron trofeun e parë në karrierë. Blutë e Londrës e shfrytëzuan më së miri shthurjen totale të “Topçinjve” në pjesën e dytë, duke e tundur plot 4 herë rrjetën e portës së mbrojtur nga Chech, ndërsa finalizimi i Iwobi-t nuk i shërbeu për asgjë skuadrës së drejtuar nga Unai Emery, që humbet tashmë edhe mundësinë e fundit për ta mbyllur sezon me një trofeu prestigjioz.

22:52
Amber Turner ngre temperaturat! – Foto

Amber Turner ka ngritur temperaturat ndërkohë që pozonte për setin fotografik të Envy Shoes, në hotelin “Wiki Woo”, në Ibiza, Spanjë.