Prokurorët e Kosovës të hënën ngritën akuza për terrorizëm ndaj një gruaje shqiptare, e cila dyshohet se ishte bashkuar me një grup terrorist në Siri.

Një deklaratë thuhet se gruaja e pandehur e identifikuar si V.B. u largua nga Kosova në shtator 2014, së bashku me burrin e saj dhe dy fëmijët. Ata shkuan në Shkupin fqinj, Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Turqi ku kaluan kufirin sirian për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik, thanë autoritetet.

Burri i saj, i identifikuar si E.H., u vra në prill 2015 në Siri. Ata ishin pjesë e një grupi prej 110 shtetasish të Kosovës të riatdhesuar nga Siria.

Shtetasja V.B. është akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në një grup terrorist. Nëse dënohet, ajo përballet me deri në 10 vjet burg. Rreth 30 shqiptarë nga Kosova ende besohet se janë pjesë e grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Top Channel