Rrezikonte abortin pas luftës me kancerin/ Mrekullia ndodhi, 40-vjeçarja solli në jetë binjakë

20/01/2020 19:08

Rebecca Allen kishte hequr pjesën më të madhe të qafës së mitrës gjatë një operacioni të kryer në vitin 2017, duke rrezikuar së tepërmi të abortonte nëse në një të ardhme ajo do të mbeste shtatzëne.

Rreth të 40-tave, e pa martuar dhe një kancer për të luftuar, ajo njohi në një bar të Thetford të Britanisë Andrew Kirkwood, i cili më pas u bë dhe bashkëshorti i saj.

Marrëdhënia e tyre u kurorëzua shumë shpejt në një martesë dhe vetëm gjashtë muaj më pas çifti mësoi se ishin në pritje të një fëmije. Me zemër të ngrirë për të mos pësuar ndonjë abort, çiftit i ndodh e papritura dhe gjatë ekos për të mësuar gjininë e fetusit, Rebecca mësoi se ishte në pritje të dy fëmijëve binjakë. Luna dhe Seren kanë lindur në qershor të 2019-tës dhe gëzojnë shëndet të plotë thonë mjekët. Rasti i Allen është vërtetë një mrekulli, sipas statistikave të kryera nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 3,200 gra në Britaninë e Madhe diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës çdo vit dhe 852 humbin jetën. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara 13,800 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës diagnostikohen çdo vit, ku rreth 4290 gra nuk arrijnë të jetojnë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel