Pas publikimit në emisionin Fiks Fare në Top Channel Policia e Sarandës ka shoqëruar mamanë e cila dhunonte vajzën e saj të mitur.

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetases me iniciale E.M 41 vjeçe, banuese në Sarandë. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.

Kujtojmë që Fiks Fare në puntatën e sotme ka publikuar pamjet të tmerrshme ku nëna dhunon vajzën e saj të mitur.

Këtu gjeni edhe rastin e rëndë të publikuar sonte nga Fisk Fare: http://top-channel.tv/2020/01/20/fiks-fare-nena-dhune-kafsherore-ndaj-vajzes-13-vjecare-perse-nuk-kishte-lare-enet/

Top Channel