Ervin Salianji tha në Open në Top Channel se shkrimi i Bild për lobimin e Bashës me para ruse është një operacion propagande i qeverisë.

‘Nuk ka asnjë të re në atë shkrim. Këto janë akuza të bëra nga një Prokurori politike dhe çështje e fituar në një gjykatë politike. Po mendoni se Partia Demokratike ka marrë para nga rusët dhe ia ka dhënë amerikanëve? Bilali që bëri të mundur fotografimin e Ramës me Obamën është në burg sot.

Ndërhyri edhe gazetari Alban Dudushi i cili tha se Bild se është tabloid që është më poshtë se tabloidet në SHBA dhe në Britani.

‘Shpigeli një gazetë investigative hedh akuza shpesh dhe e konsideron Bildin si një tabloid shumë të ulët. Bild bën dëme serioze por nuk është serioze në atë që shkruan, si për shkrimin në favor të PD-së dhe për shkrimin në favor të PS-së tani’-tha Dudushi.

Top Channel