Në Open në Top Channel ka plasur një debat i fortë mes Alban Dudushit dhe Neritan Sejamini. Debati nisi teksa po flitet për seriozitetin e Bild.

Sejamini tha se kanë kontaktuar Bildin duke pyetur përse është fshirë shkrimi dhe gazeta gjermane është përgjigjur duke thënë se shkrimi është fshirë sepse nuk plotëson standartet gazetareske.

Aty ndërhyri Dudushi dukë thënë se shkrimet e Bild nuk duhen të merren parasysh pasi nuk është një tabloid serioz. ‘Edhe në Gjermani nuk e konsiderojnë serioze Bildin. Ka analiza që e rëndit shumë më poshtë se tabloidet amerikane dhe britanike. Ka pasur 5 mijë foto femrash nudo në faqen e parë. Kjo tregon që ajo nuk është serioze dhe prandaj nuk dhe marrë seriozisht’- tha Dudushi.

‘Po Bild është tabloidi më i shikua në Gjermani. A duhet t’i tregojmë ne gjermanëve se çfarë të ndjekin dhe lexojnë. Për mua kjo nuk ka interes publik Në vend që të flasim për  vjedhjen e votave po debatojmë për seriozitetin e Bild- iu kundërpërgjigj Sejamini.

‘Po nuk më bind dot. Shkrimi i Bild nuk më bind dot’- vijoi Dudushi.

‘Po ata e kanë pranuar vetë që kanë komunikuar me për vjedhjen e votave. Autorët e kanë pranuar vetë’- tha Sejamini.

‘E kanë cilësuar soft porno’- vijoi Dudushi.

Po mo po e kanë cilësuar. E çfarë do të thuash ti me këtë, që gjermanët janë idiotë- iu kundërpërgjigj Sejamini.

Top Channel