SHBA mbetet e angazhuar për të mbështetur demokracinë, prosperitetin dhe sigurinë në Greqi. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i cili i është drejtuar me një letër kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis këtë të martë, ku lidhjet mes Greqisë dhe SHBA-ve si dy vende në NATO i konsideron si të jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë Athinën një aleat kryesor dhe një lojtar vendimtar në Mesdheun Lindor, si dhe në Ballkan. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin, sigurinë dhe demokracinë e Greqisë, “thuhet në letrën e Popeo-s drejtuar Mitsotakis.

Letra e Popeos drejtuar Mitsotakis vjen në një kohë kur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje janë shtuar për shkak të luftës në Libi.

Ndërkohë në letrën e Pompeos drejtuar Mitsotakis thuhet ndër të tjera se SHBA po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon dhe besojnë se në Mesdhe të gjitha palët që kanë interes duhet të kërkojnë zgjidhje paqësore.

“Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje zhvillimet në rajon dhe besojnë në bindjen e tyre se ata që kanë interes në Mesdheun Lindor duhet të kërkojnë zgjidhje përmes mjeteve paqësore … dhe të përmbahen nga çdo veprim ose deklaratë që mund të jetë provokuese,” thuhet ndër të tjera në letrën e Mitsotakis.

“Ne nuk kemi nevojë për përshkallëzim të tensioneve në rajon, por për një dialog të sinqertë që çon në rezultatet që respektojnë ligjin ndërkombëtar,” tha ai.

Së fundmi lufta civile në Libi ka nxitur tensione mes Greqisë dhe Turqisë. Kreu i diplomacisë greke Nikos Dhendias ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Serray.

Po kështu edhe Turqia ka dërguar forcat e saj ushtarake në Libi dhe kjo ka qenë ‘shkëndija’ e tensioneve mes dy vendeve.

Top Channel