E enjte, 30 Janar 2020
19:09
Pistoleta, dylbi e fishekë, arrestohet në lagjen Guerile 24-vjeçari nga Shkodra

SHKODËR- Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me armë pa leje. Sipas policisë i arrestuari është S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër ndërkohë që është kapur në kuadër të operacionit të koduar ‘Kiras’ ku morën pjesë edhe forcat e posaçme ‘Shqipoja’.

19:04
Raportet frikësuese: Të infektuarit po e përhapin qëllimisht virusin duke pështyrë mjekët 

Pretendime shqetësuese janë shfaqur në disa media të huaja, sipas të cilave persona të prekur nga koronavirusi i rrezikshëm në Wuhan të Kinës i pështyjnë qëllimisht mjekët dhe infermierët në fytyrë, e të njëjtën gjë bëjnë edhe me dorezat e dyerve.

19:01
Emrat dhe Fotot/ Burgosen 3 anëtarët e Hellbanianz në Londër

Tre anëtarë të Hellbanianz cilësuar si një grup kriminal i  rrezikshëm në jug të Anglisë,  janë burgosur si të përfshirë në një grabitje të armatosur.

18:42
Borrell thirrje për formimin e qeverisë

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti, bëri thirrje për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe shtoi se marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm kur të ketë pajtueshmëri mes këtyre dy vendeve.

18:40
Gjermania refuzon kërkesën për dhënien e patentave në gjuhën shqipe

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.

18:39
BE, dokument i ri për zgjerimin/ Prezantohet më 5 shkurt përpara samitit të Zagrebit

Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të re të zgjerimit do të paraqitet në 5 shkurt. European ëestern Balkans citon burime jozyrtare në Paris e Bruksel të tregojnë se ka një datë konkrete për planin e shumëdiskutuar, për të cilin vetë Komisioni nuk e ka shpallur ende zyrtarisht.

18:36
Dënohet Apple/ Gjobë për shkeljen e patentave

Kompania Apple duhet të paguajë 837 milionë dollarë gjobë për shkeljen e patentave. Ajo u padit nga instituti i teknologjisë në 2016, i cili pretendonte se produkte si iPhone dhe Mac përmbanin përbërës elektronikë të prodhuar nga Broadcom që në anën tjetër është akuzuar për vjedhje.

18:30
Dashuri “e verbër”, 35 vjeçari seks pasionant me 80 vjeçaren

“Kur bie në dashuri me një grua, nuk ka rëndësi se sa vjeç është apo se si duket,” kjo ka qenë deklarata e 35 vjeçarit Mohamed Ahmed Irbriham, i cili ka një marrëdhënie romantike me Iris Jones, 80 vjeç.

18:29
Ndotja Milano/ të dielën hiqen makinat

Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet. Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.

17:45
Kryeqyteti i Palestinës/ Abu Dis, lagjia që refuzon “titullin”

Abu Dis, kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez? Për Donald Trump, ndoshta mundet, por banorët e lagjes në periferi të Jerusalemit, janë skeptikë. Të martën, presidenti amerikan prezantoi propozimin e tij për paqen në lindjen e mesme, të mirëpritur nga izraelitët por të kundërshtuar nga palestinezët.

17:44
Infermjerja gjermane dyshohet se drogoi 5 bebe me morfinë

Një infermiere në një spital gjerman është arrestuar pasi dyshohet se u ka dhënë morfinë pesë bebeve të vogla, të cilat u gjetën më vonë nga stafi me vështirësi në frymëmarrje.

17:43
BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

17:42
Aplikacioni për të verbërit/ Një ndihmë në rrugët e Melburnit

Një aplikacion i ri përdor navigimin me GPS dhe teknologjinë më të fundit për të ndihmuar të verbrit në qytetin australian të Melburnit, që të evitojnë pengesat si për shembull, kantieret e ndërtimit apo kryqëzimet e shumë populluara.

17:40
Frika nga koronavirus/ Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Për koronavirusin që nga kina po përhapet në të gjithë botën, ka ende shumë për të zbuluar. Ekspertët sidoqoftë, kanë përpiluar një listë me këshilla, pjesa më e madhe e të cilave janë të vlefshme edhe për të tjera sëmundje të ngjashme, e që nëse respektohen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

17:40
Muri kufitar i Trump mes SHBA e Meksikës rrëzohet nga erërat e forta

Një pjesë e murit të shumëpërforlur të presidentit amerikan Donald Trump mes SHBA dhe Meksikës, është rrëzuar së fundmi nga erërat e forta nga ana meksikane, njoftonin oficerët amerikanë të kufirit.

17:39
Skocia do pavarësinë/ Parlamenti voton për referendum

Parlamenti i Skocisë votoi për mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, një lëvizje kjo që pritet të ngrejë presionin politik mbi qeverinë britanike ndërsa Britania e madhe del nga BE. Ligjvënësit në Edinburg votuan me 64 vota pro dhe 54 kundër për të mbajtur një referendum të ri në mënyrë që populli skocez të vendosë nëse do të bëhet vend i pavarur.

17:37
Polcia sqaron situatën e Jak Prengës

Policia ka reaguar më anë të një deklaratë në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës.

17:35
Georgina në një rrëfim ndryshe: Dridhesha e tëra para Ronaldos…

E fejuara e Cristiano Ronaldos ka bërë një rrëfim ndryshe për numrin e ri të ‘Grazia’. Ajo ka folur rreth njohjes me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke thënë se në fillim sa herë që e shikonte mbushej plotë emocione.

17:20
Yuri Kim takohet me prokurorët e SPAK, ndihmë të vazhdueshme për përballjen me krimin e organizuar

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme.

16:41
Britania, orët e fundit në BE/ Çfarë e pret vendin pas të premtes

Britanisë së madhe i kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Mesnatën e të premtes ajo nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare. Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit.

16:37
Ekonomia kërcënohet nga plakja/ FMN parashikon ndikimet në ekonominë shqiptare

Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me gati 0.7 pikë përqindje në vit për tre dekadat e ardhshme. Paralajmërimi vjen nga një analizë e detajuar që Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë zhvillimeve demografike në vendet e Europës lindore si dhe perspektivën e tyre për 30 vitet e ardhshme.

16:33
Vendi ku besohet se u gropos Jak Prenga, policia kriminale zbarkon në fshatrat e Shijakut

Forca të shumta të policisë kriminale kanë zbarkuar në fshatrat Pjezë dhe Hardhisht për të kërkuar trupin e pengut të vrarë Jak Prenga. Ky i fundit ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes nga plagët e shkaktuara gjatë rrëmbimit të tij në Kamëz më 17 janar.

16:33
Shkozet, banorët i ankohen Bashës/ “Nuk kemi marrë bonusin e qirasë pas tërmetit”

Pas pothuajse një mungese dy javore në media, Lulzim Basha u shfaq në Shkozet  të Durrësit. Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, iu  ankuan kryetarit demokrat për mungesën e bonusit të qirase.

16:28
Heronjtë e luftës kundër koronavirusit (Foto)

“Luftëtarët” kundër koronavirusit janë mjekët kinezë të Ëuhan të cilët prej datës një janar janë izoluar në spital me veshje speciale. Ata flenë në karrige dhe ushqehen me shumë vështirësi për shkak të veshjeve.

16:24
Viktima e parë nga gripi/ 61 vjeçari vuante nga sëmundje të tjera kronike

Shënohet rasti i parë  i humbjes së jetës nga gripi në vendin tonë .  Para disa ditësh një grua  e moshës 61 vjeçe e cila vuante nga sëmundje kronike  të zemrës,  por që ishte prekur edhe nga virusi i gripit ka humbur jetën në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.

16:19
Haradinaj takon ambasadorin Kosnett

Kryeministri në detyrë, i Kosovës Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

15:44
Shtyhet votimi i antishpifjes/ Miratohet ligji për kontrollin e banesave mbi 50 vjeçare

Shumica socialiste në parlament, tërhiqet nga rivotimi ligjit të portaleve kthyer nga presidenti Meta, në pritje të opinionit të komisionit të Venecias në Mars.

15:35
Gjendet skafi i braktisur/ Vlorë, u ndoq gjatë një aksioni antidrogë dje pasdite

Kjo gomone e braktisur gjatë natës në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë është një prej mjeteve lundruese të cilat u ndoqën në det gjatë një operacioni të policisë shqiptare, Frontex dhe Guardia di Financa.

15:30
Franca dërgon luftanijet për manovra detare me Greqinë, përballë presionit të Turqisë

Mediat greke njoftonin sot se Franca po dërgon luftanijet e saj në lindje të Mesdheut për manovra të përbashkëta me marinën e Greqisë e Qipros, teksa presidenti Emmanuel Macron dënoi një ditë më parë Turqinë për përshkallëzimin e tensioenve mes dy vendeve.

15:30
Me maska në rrugë/ Frika nga viruset, masat për t’u mbrojtur

Nëpër qytet këto ditë vihet re një shtim i numrit të njerëzve që mbajnë maskë para gojës dhe hundës.

15:23
Një nga 50 më të kërkuarit Engjëll Brahimi

Policia ka publikuar të dhënat për një nga 50 më të kërkuarit në Shqipëri. Ai është Engjëll Brahimi, dënuar me burgim të përjetshëm.

15:17
Në kërkim Gentian Doci/ Pengmarrja e Jak Prengës. Top Channel në resortin “Golden”, tashmë skenë krimi

Trupi i Jak Prengës që u mor peng në Kamëz dhe humbi jetën gjatë rrëmbimit nuk është gjetur ende.

15:07
Ish agjenti infiltruar anglez: “Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës, vlera 5 miliard stërlina” (fotot e bandave shqiptare)

E përditshmja britanike “The Sun” ka publikuar një shkrim ku rendit grupet kriminale në Londër sipas nacionaliteteve.

15:05
Virusi vrasës mbërrin me anijen turistike në Itali. 7 mijë turistë izolohen brenda (Foto)

Dy raste të dyshuara koronavirusi janë në izolim në spitalin e bordin e anijes Costa Smeralda që është ndaluar në Civitavecchia, në Itali. Bëhet fjalë për dy bashkëshortë, nga Makau

14:52
Pedofili më i çuditshëm, detyronte të miturit të buzëqeshnin teksa ndjenin dhimbje të tmerrshme

Historia e një pedofili 53-vjeçar në Australi i ka habitur të gjithë. Ai u dënua me 35 vite burg pasi detyronte viktimat të qeshnin teksa i përdhunonte.

14:50
Dërgesa monetare edhe nga chat-i i WhatsApp-it

WhatsApp Payments, quhet aplikacioni i ri i kompanisë së Mark Zuckerbergut, për dërgimin e parave nëpërmjet chat-it të Whatsapp-it, ku sipas kompanisë do të jetë më lehtë dhe i shpejtë sesa dërgimi i një fotografie.

14:45
Më të kërkuarit/ Kush është Engjëll Brahimi, i dënuar për vraje me burgim të përjetshëm

Policia vazhdon të publikojë fotot dhe informacionet e atyre që i cilëson si më të rrezikshmit dhe që i ka shpallur në kërkim.

14:35
Pr.ligji/ Ministrja Gjonaj: Ja kush përfiton nga amnistia

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli në parlament për kriteret lehtësuese për të përfituar amnistinë, ku po diskutohet pr ligji për këtë gjë.

14:30
Greqia planifikon vendosjen e barrierës në det për migrantët

Greqia po planifikon të vendosë një barrierë lundruese në Deti Egje, për të parandaluar mbërritjen e migrantëve dhe refugjatëve nga Turqia.

14:26
Rehabilitimi i Lanës/ Qeveria miraton fondin 13 mln euro

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 13 milion euro për rehabiltimin e shtratit të lumit të Lanës.

14:11
Parlament/ Murrizi i zë vendin Gjonaj, bllokon foltoren

Seanca e parlamentit është ndërprerë, pasi ka patur një debat në sallë.

14:10
Panik dhe çarje rrugësh/ Pasoja e tërmetit të fuqishëm në Kubë e Xhamajka

Një tërmet me mangnitudë 7.7 të shkallës Rihter është regjistruar para dy ditësh në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës.

14:02
Viktima e parë në Shqipëri nga gripi

Eshtë rregjistruar viktima e parë nga virusi i gripit të zakonshëm në Shqipëri. Eshtë një 61-vjeçare që vuante nga sëmundje kronike, por që nuk ishte vaksinuar.

14:02
Pa shtëpi në dimër Bulqizë/ Bashkia premton ndihmë për familjen e varfër, por ende në letra

Një familje në fshatin Gjoricë të njësisë administrative Gjoricë prej vitesh po jeton në kushte mjaft të vështira, ajo është familja e Adil dhe Selvie Koxha bashkë me 5 fëmijët e tyre.

13:44
“Më kanë vjedhur eurot në kasafortë”/ 52-vjeçar në Lushnjë alarm “fals” në polici

Ditën e djeshme është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzoi pranë bluve se i kishin vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

13:38
Një treg i ri për bagëtitë/ Në Kallm shpresojnë të shesin në kushte më të mira

Blegtorët e Fierit dhe Mallakastrës janë të detyruar të shkojnë në tregjet e Lushnjës dhe të Beratit, për të shitur bagëtitë apo prodhimet blegtorale.

13:27
Koronavirus, alarm dhe në futboll, Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e vitit 2020

Koronavirus ka tmerruar çdo vend të botë dhe alarmi e masat e ndërmarra janë të mëdha. K virus vazhdon të ndikojë në botën e sportit, pas shtyrjes së kampionatit Botëror të Atletikës (në sallë), ekipi kombëtar i femrave në futboll është në karantinë në një hotel.

13:26
Thaçi: Kosova është trajtuar padrejtësisht nga BE për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se vizita e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell në Kosovë tregon rritje e vëmendjes së BE-së Kosovën.

13:23
Kosovë/ Borrell: Krijimi i Qeverisë në dorën tuaj, ne na intereson sa më shpejt

Josep Borrell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian në një takim me presidentin Hashim Thaçi tha se krijimi i qeverisë së Kosovës ka interes që të bëhet sa më shpejt.

13:13
Shtyrja e “Anti-shpifje”/ Meta: Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh

Pasi parlamenti shtyu sot votimin e paketës ‘antishpifje’, ka reaguar presidenti Ilir meta.

13:04
Anti-shpifja”/ Soreca: Mirëpresim vendimin për të shtyrë miratimin e paketës

Ambasadori Lugi Soreca ka mirëpritur vendimin e parlamentit për të shtyrë votimin e paketës “anti-shpifje”.

13:02
FOTO/ 39 vjeçari qëllon për vdekje bashkëshorten, tre fëmijët, qenin dhe në fund veten e tij

Burri 39 vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tre fëmijët e tyre, qenin dhe në fund edhe veten e tij.

12:57
Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20 dhjetor 2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si do të transformohet zona

Në vend të tregut elektrik, i cili është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapesire publike të gjelberuar për komunitetin.

12:54
Replika të forta mes Hajdarit dhe Ramës: Të flet goja para mendjes, fjalimet i ke si ndërtime pa leje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me Rudina Hajdarin, kryetaren e Grupit të Demokratëve.

12:54
Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndjehet edhe në Turqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Greqinë.

12:45
Ndërtimet pa leje/ Rama: KÇK ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar të paligjshmit

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në parlament ku nisur nga tragjedia e 26 nëntorit foli edhe për abuzimin e ndërtuesve me lejet e e ndërtimit.

12:44
Fillon takimi Thaçi-Borell

Ka nisur takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell.

12:33
Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla

Pasuria e Elon Muskut u rrit me plotë 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Teslas u rritën më shumë se sa pritej.

12:24
Zyrtare: Valon Berisha transferohet te Fortuna Dusseldorf

Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

12:19
Ekskluzive/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, kërkohet Gentian Doci, biseda telefonike: E di shumë mirë ku e ke vëllanë, më ke prekur mallin

Policia po vazhdon kontrollin në zonën e Shijakut në fshatin, Pjëzë, pasi Jak Prenga mund të jetë varrosur aty, pasi u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa vetëm, para pak ditësh policia mundi të zbulonte se ai ka ndërruar jetë.

12:15
Dikush festoi, dikush tjetër nuk i mbante lotët – reagimet e deputetëve kur Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë.

12:12
Dashuria në kohën e coronavirusit: Britaniku nuk largohet, qëndron në Kinë me gruan e tij

Një burrë britanik që jeton në qendër të shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit po rrezikon jetën e tij për të qëndruar me gruan e tij kineze, pasi autoritetet nuk pranuan ta linin që ai të kthehej bashkë me gruan e tij.

12:00
Vitrina e Librit/ Alda Bardhyli Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Alda Bardhyli një emër i njohur në botën e librit dhe botimeve do të drejtojë Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

11:48
FOTO/ “Bomba” Nicki Minaj, ekspozon format trupore!

Ajo padyshim se është një nga reperet më të njohura në botë.

11:42
Koronavirusi i Kinës: Lajmet fake news që u përhapen në internet, përfshirë edhe ato për origjinën e virusit

Deri më tani, më shumë se 170 njerëz kanë gjetur vdekjen nga coronavirusi.

11:35
Haziri: Nuk heqim dorë nga kryeparlamentari

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

11:34
Gjakovari kërcënohet nëpërmjet një zarfi

Policia në Gjakovë njofton se një person ka raportuar se në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese.

11:32
Një femër sulmohet seksualisht në Lipjan

Policia njofton se ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

11:32
‘Anti Shpifja’/ Shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, mazhoranca pret ‘Venecian’

Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive, pasi Komisioni i Venecias ka vendosur që të shqyrtojë Paketën Antishpifje.

11:25
Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 34-vjeçari

Policia ka parandaluar një rast përshkallëzimi të dhunës në një familje.

11:21
Vaksinë për koronavirusin/ Shkencëtarët presin ta prodhojnë më shpejt se kurrë

Një virus i ri vdekjeprurës. Mijëra njerëz të infektuar. Asnjë kurë. Asnjë vaksinë. Këtë, e kemi parë edhe më herët.

11:19
Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, çelës për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Zyra e BE-së në Kosovë prezantoi sot raportin “Mbështetja e mëtejshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Me këtë rast tha se konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme është çelësi për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

11:10
Ndjekja e dy gomoneve/ Policia jep detaje, çfarë u gjet nga kontrolli

Më shumë detaje mësohen pas gjetjes së një gomoneje në brigjet e Vlorës, që rezultoi se kishte mbërritur aty pas ndjekjes me dron të dy mjeteve të tilla.

11:03
Korab Lita sulmon Rudina Hajdarin: Erdhëm për të përfaqësuar popullin, jo për pazare politike

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Korab Lita deklaroi se ligjvënësit opozitarë pranuan mandatet për të përfaqësuar shqiptarët, por kjo nuk është ajo se çfarë po bën sipas tij Rudina Hajdari.

10:50
Deklaratat e Ramës në Forumin ekonomik/ Basha: Qeverisja në shërbim ndaj oligarkëve të tij

Pas deklaratave të kryeministrit në Forumin Ekonomik sot, ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha.

10:45
Të përdorur për trafikim/ Si u ndoqën me dron skafet nga policia (detajet)

Top Channel mëson më shumë detaje për skafin e braktisur të gjetur sot në brigjet e plazhit të Vjetër në Vlorë, që sipas policisë përdorej për trafikim.

10:43
5 profesione që mund t’i ushtroni në Kosovë nëse jeni ekonomist

Ekonomistët merren me mbledhjen, organizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke përdorur formula matematikore dhe statistika për t’i bërë llogaritjet e ndryshme. Një karrierë në ekonomi mund të rrisë mundësitë e punësimit në shumë drejtime, pavarësisht industrisë në të cilën operon një kompani e caktuar.

10:37
Njeriu më i pasur i Kinës dhuron 12 milionë dollarë për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit

Njeriu më i pasur në Kinë, Jack Ma, ka dhuruar jo pak, por plotë 100 milion jen, që do të thotë rreth 12 milionë dollarë, për të ndihmuar kërkimet shkencore për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.

10:35
Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, RENEA aksion dhe kontrolle në Shkodër

Policia vazhdon aksionin për zbardhjen e çështjes së rrëmbimit dhe vrasjes së Jak Prengës. 49-vjeçari, u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa pak ditë më parë policia njoftoi se ai është vrarë ndërsa kërkohet trupi i tij,

10:27
Avioni nga Turqia niset në Kinë për evakuimin e shtetasve të saj, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Avioni turk i përgatitur për evakuimin e 34 shtetasve turq, shtatë azerbajxhanasve, shtatë gjeorgjianëve dhe në mes tyre edhe një shtetasi shqiptar që kanë ngelur në qytetin kinez Wuhan, po niset nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut.

10:17
Shumë vapë për Ritën!

Këngëtarja, 28 vjeçare, Rita Ora pozoi topless për një xhirim të revistës Love me vetëm një gjerdan të madh dhe doreza.

10:05
“Porosisim një kafe të mirë”/ “Leksionet” e Bashës për mëngjes

Mëngjesi për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot nisi ndryshe.

10:00
Video/ Gjendet një skaf i braktisur në Vlorë, dyshohet se ka shërbyer për trafikim

Një skaf i braktisur është gjetur në Vlorë, në afërsi të plazhit të Vjetër, që dyshohet se ka shërbyer për trafikim

09:50
Forumi ekonomik në Tiranë/ Rama: Koha të ndajmë biznesin e ligjshëm nga ai kriminal, sfidat e këtij viti

Sot në kryeqytet po zhvillohet Forumi i dytë ekonomik , ku fjalën hyrëse e pati kryeministri Edi Rama.

09:40
Dedikimi emocional i Beyonce pas vdekjes së Kobe Bryant

Për humbjen e legjendës së Lakers, Kobe Bryant, tanimë kanë shprehur ngushëllime thuajse të gjithë personazhet e famshme publike.

09:34
Qetësuese dhe çlodhëse, maska e fytyrës me oriz

Të mirat e orizit janë të panumërta, një burim vitaminash dhe një ushqyes shumë i mirë për fytyrën. Kjo maskë mund të përdoret për të gjitha tipet e lëkurës – është qetësuese, çlodhëse dhe ushqyese. Nëse do ta përdorësh çdo javë, rezultatet do t’i vësh re menjëherë.

09:28
Në kufirin SHBA-Meksikë zbulohet tuneli kontrabandë ‘më i gjatë ndonjëherë’ – publikohen detajet dhe pamjet

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të gjetur ndonjëherë në kufirin me Meksikën.

09:07
Hajdutët “serialë”/ Policia kap dy të rinjtë, njëri vetëm 16-vjeç

2 shtetas, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit” janë ndaluar nga policia, ku njëri prej tyre është vetëm 16-vjeç.

09:01
Apostolova i uron mirëseardhje Borrellit: Vizita e parë është gjithnjë e veçantë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.

08:50
Pompeo takon Zelenskiyn, derisa Ukraina dominon politikën në SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të arrijë sot në Kiev, ku do të takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

08:40
Meta thirrje politikës: Të bashkohemi kundër shpopullimit

Presidenti Ilir Meta thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.

08:37
Si ndikon celulari në të mësuarit dhe shkrimin e detyrave të shtëpisë

A ka fëmija juaj një celular ndërsa bisedon apo shkruan detyra të shtëpisë, bisedon me miqtë dhe kontrollon lajme në rrjetet sociale, i bindur se është i shkëlqyeshëm?

08:32
Sot parlament, anti-shpifja ‘përballë’ Metës

Në seancën e sotme parlamentare pritet të zhvillohet një interpelancë e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës së re me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

08:24
97 vite nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullatës

Sot behën 97 vite nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës.

08:19
Borell sot në Kosovë: Vendosmëri për të vazhduar dialogun me Beogradin

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë sot Kosovën. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit do të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

08:15
Sot ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e enjte, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

08:11
Rritet numri i rasteve me koronavirusin e ri, 170 viktima

Autoritetet shëndetësore në Kinë bënë të ditur se 170 njerëz kanë humbur jetën nga një koronavirus që është përhapur në këtë vend.

07:58
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

07:47
Pas vdekjes së burrit dhe vajzës reagon për herë të parë gruaja e Kobe Bryant, ja mesazhi që jep

Vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij në një aksident ajror shokoi mbarë botën. Bashkëshortja e Kobes,Vanessa Bryant reagoi për herë të parë në një mesazh të gjatë në Instagram.

07:26
Shokohet Amerika, 4 të vrarë dhe një foshnje e zhdukur në Florida

Zhdukja e një foshnje 1 javëshe ka marrë një kthesë tjetër në hetim pasi burri i cili mendohej se e ka rrëmbyer u gjet i vdekur në autostradën e Floridas.Policia thotë se janë duke kërkuar informacione rreth gruas që mendohet të ketë qenë me burrin në furgon.