Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga
Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive, pasi Komisioni i Venecias ka vendosur që të shqyrtojë Paketën Antishpifje.
Socialisti Taulant Balla tha që të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, deri në publikimin e qëndrimit të Komisionit të Venecias.
“E mora fjalën për të informuar Kuvendin, që edhe pas miratimit të paketës ‘Anti-Shpifje’ ne kemi komunikuar me partnerë të rëndësishëm të
Shqipërisë. Ne jemi anëtarë prej vitesh në Këshillin e Europës. Dua të ndaj me ju se me reporterët, kemi qenë në komunikim të vazhdueshme për disa çështje dhe kemi vendosur që të kërkohet një opinion më i thelluar nga institucioni që ne shqiptarët e kemi gjithëpranuar, jo vetëm ne, sikur se është Komisioni i Venecias. Dua t’ju informojë se sapo më ka ardhur komunikim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vinë në Tiranë për të dialogur me ne, me këdo. Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars.”, tha Balla.
vijon…
Top Channel