Top Channel mëson më shumë detaje për skafin e braktisur të gjetur sot në brigjet e plazhit të Vjetër në Vlorë, që sipas policisë përdorej për trafikim.

Sipas burimeve nga policia kufitare e Vlores , kanë qënë dy mjete të cilat janë konstatuar . Mjetet tip skaf kanë qënë në ujërat greke dhe janë ndjekur me Dron, për një nga skafet nuk është bërë e mundur kapja dhe i është fshehur policisë, ndërkohë që mjeti tjetër nuk ka mundur të largohet nga ndjekja e policisë kufitare.

Si rrjedhojë personat kanë qenë të detyruar ta braktisin në plazhin e vjetër dhe më pas janë larguar duke u fshehur në pyllin e Sodës.

  Video/ Gjendet një skaf i braktisur në Vlorë, dyshohet se ka shërbyer për trafikim

Top Channel