Muri kufitar i Trump mes SHBA e Meksikës rrëzohet nga erërat e forta

30/01/2020 17:40

Një pjesë e murit të shumëpërforlur të presidentit amerikan Donald Trump mes SHBA dhe Meksikës, është rrëzuar së fundmi nga erërat e forta nga ana meksikane, njoftonin oficerët amerikanë të kufirit.

Panelet e hekurta nënëtë metra të larta nisën të anoheshin ulët në zonën mes qytetit kalifornian Calexico deh atij meksikan Mexicali.

Kjo pjesë e murit ishte në ndërtim gjatë kësaj kohe dhe kollonat e betonit ishin duke u vendosur në tokë, por erërat e forta i shtynë panelet në anën meksikane para se betoi të ngrinte.

“Për fat të mirë autoritetet meksikane reaguan me shpejtësi dhe ndryshuan drejtimin etrafikut në një tjetër rrugë aty pranë,” tha oficeri kufitar Carlos Pitones, duke shtuar se kihste nisur puna për riparimin e tyre.

Top Channel