Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti, bëri thirrje për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe shtoi se marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm kur të ketë pajtueshmëri mes këtyre dy vendeve.

​Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet. Puna është të vendosin për qeverinë dhe jo të bisedojmë me ne për qeverinë, sepse kjo është çështje e tyre. Dëshirojmë ta shohim ekzekutivin të krijohet sa më parë, për të vazhduar punët e shumta që e presin

Deklarata e Borrell erdhi pas takimit të tij me presidentin Hashim Thaçi, ku u shpreh se do të ndërmjetësojë në dialogun Prishtinë – Beograd, por pa bërë garë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së në bisedime, Richard Grenell.

Ne jemi këtu që ta lehtësojmë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Të njëjtën gjë po e bën edhe Grenell. Unë nuk shoh të ketë ndonjë dallim. Ne nuk po bëjmë gara njeri me tjetrin, ne duam të punojmë së bashku pa dallime, dhe po përpiqemi të ofrojmë shërbimin tonë e të  arrijmë një rezultat.

Borell shtoi ndërkohë se lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, nuk mund të garantojë asgjë pasi vendimi merret nga shtetet anëtare të BE-së. Vizat ishin nga nga arsyet përse PDK-ja e refuzoi takimin me Borrellin, e i zhgënjyer me BE-në u shpreh edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që tha se I kërkuan  përfaqësuesit të Lartë të BE-së angazhim urgjentë në tri çështje: vizat, dialogun dhe dënimin e krimeve serbe.

Top Channel