Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur 24/10 22:35
Një infermiere në një spital gjerman është arrestuar pasi dyshohet se u ka dhënë morfinë pesë bebeve të vogla, të cilat u gjetën më vonë nga stafi me vështirësi në frymëmarrje.
Bebet në spitalin universitar të Ulm në veriperëndim të vendit u gjetën më vështirësi të rënda në frymëmarrje thuajse në të njëjtën kohë në 20 dhjetorin e shkuar.
Stafi i spitalit ndërhyri shpejt dhe bebet që ishin pak e shumë njëmuajshe, nuk do të kenë dëme të përhershme.
Më pas spitali gjeti gjurmë morfine në urinën e bebeve dhe lajmëroi policinë. Hetuesit vlerësuan se qetësuesi i rëndë u ishte dhënë atyre gjatë turnit të natës në 20 dhjetor, prandaj mmorën në pytje stafin që ishin në detyrë.
Top Channel