Pa shtëpi në dimër Bulqizë/ Bashkia premton ndihmë për familjen e varfër, por ende në letra

30/01/2020 14:02

Një familje në fshatin Gjoricë të njësisë administrative Gjoricë prej vitesh po jeton në kushte mjaft të vështira, ajo është familja e Adil dhe Selvie Koxha bashkë me 5 fëmijët e tyre.

Banesa e tyre jo vetëm që nuk plotëson asnjë nga kushtet normale për jetesë, por është edhe tërësisht e rrënuar. Gjithë të ardhurat e kësaj familje janë vetëm 9 mijë e 500 lekë në muaj.

Për shkak të kësaj situatë fëmijet herë pas here ndërpresin shkollën.

Në banesën ku jetojnë tani janë munduar të improvizojnë një kuzhinë. Mbi sobë nuk ka asgjë për të gatuar përveç një tepsie me bukën e fundit.
Shtëpi pa banjo, dritare pa xhama, por me plastmas dhe kompensata.

Zhuljeta Deda drejtoreshë e shërbimit social pranë Bashkisë Bulqizë pranon që kjo është një familje në kushte ekstreme për ndihmë.

Top Channel