Policia ka publikuar të dhënat për një nga 50 më të kërkuarit në Shqipëri. Ai është Engjëll Brahimi, dënuar me burgim të përjetshëm.

Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç. Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”. Për të kapur atë është aktivizuar njësia special e policisë

Top Channel