Shkozet, banorët i ankohen Bashës/ “Nuk kemi marrë bonusin e qirasë pas tërmetit”

30/01/2020 16:33

Pas pothuajse një mungese dy javore në media, Lulzim Basha u shfaq në Shkozet  të Durrësit. Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, iu  ankuan kryetarit demokrat për mungesën e bonusit të qirase.

Banori i ankohet Bashës: Nuk kam marr bonus, marr borxh për të paguar qiranë.

Basha: Shkon dhe kërkon lek nëpër Europe, i ka paratë, t’ia marrë 150  mln  dollarët oligarkëve dhe t’ia japë qytetarëve.

Edhe  pse prej dy muajsh nuk banojnë në banesat e tyre,  faturat e energjisë nuk kanë munguar.

Basha: Kjo është kriminale, bonusit nuk ua japin, ndihmë nuk ua japin, faturat ua sjellin.

Në Durrës, Basha u takua dhe me përfaqësues të biznesit, të cilëve u foli për zgjedhje si e vetmja zgjidhje.

Biznesi: Vetëm taksa, në këto kushte do ikim.

Basha: Kërkohet zgjidhje politike, dhe kjo vjen vetëm përmes zgjedhjeve.

Kryedemokrati u ndal edhe ne Sukth ku pa nga afër problematiket e banorëve të prekur nga tërmeti.

Top Channel