Ukraina “fiton epërsi” në luftën me Rusinë/ Axios: Mund të sulmojë kudo dhe kurdo që të dëshirojë, madje edhe në Moskë ose Shën Petersburg Pretendime shqetësuese janë shfaqur në disa media të huaja, sipas të cilave persona të prekur nga koronavirusi i rrezikshëm në Wuhan të Kinës i pështyjnë qëllimisht mjekët dhe infermierët në fytyrë, e të njëjtën gjë bëjnë edhe me dorezat e dyerve.
Një 23 vjeçare nga Afrika e Jugut, Jessica Bailing, thotë se ka shumë frikë të dalë jashtë. “ Shkova të bëja pazarin, por ishte e tmerrshme. U mbulova kokë e këmbë, vesha doreza, vura syze, e sigurisht dhe maskën. Kam dëgjuar histori shokuese; njerëzit thonë se persona të infektuar, për shkak se u sëmurën vetë, përpiqen t`ia kalojnë virusin edhe të tjerëve. Madje kam parë dhe një video ku shihej sesi një burrë pështynte butonat e ashensorit të një pallati, të cilat padyshim do t`i shtypnin edhe banorët e tjerë”, është shprehur ajo.
Të tilla pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por ato mjaftojnë për ta shtuar frikën që ka mbjelle mes njerëzve virusi I ri për të cilin mjekët thonë se përhapet me spërklat e pështymës. Ekspertët e kanë konfirmuar sakaq se koronavirusi që vazhdon të marrë jetë njerëzish, mund të merret edhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara. Rastet e infektimit janë trefishuar brenda tre ditëve, çka e bën fuqinë e përhapjes së tij më të madhe se ajo e SARS-it.
Top Channel