Tre anëtarë të Hellbanianz cilësuar si një grup kriminal i  rrezikshëm në jug të Anglisë,  janë burgosur si të përfshirë në një grabitje të armatosur.

Top Channel ka mësuar se  Azen Dajçi, 25 vjeç është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.

Fabion Kuçi, 27  vjeç me 6 vite e 4 muaj burg ndërsa Ardi Sheta, 19 vjeç është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg.

Dënimet erdhën pasi ata pranuan akuzat për grabitje në rrethana rënduese.

Të tre anëtarët e Hellbanianz të armatosur kishin shkuar të grabisnin një shtëpi ku ishte mbjellë kanabis nga një grup kriminal rumun.

Policia zbuloi në këtë shtëpi 33 thasë me kanabis të paketuar që kapte vlerën e 30.000 stërlinave.

Azen Dajçi,  i njohur me pseudonimin Ziro, ka tentuar ti shpëtojë arrestimit por është goditur nga policia përmes një pistolete elektrike (Taser).

Këtë moment Dajçin i ka rënë nga brezi arma tip pistoletë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel