“Luftëtarët” kundër koronavirusit janë mjekët kinezë të Ëuhan të cilët prej datës një janar janë izoluar në spital me veshje speciale. Ata flenë në karrige dhe ushqehen me shumë vështirësi për shkak të veshjeve.

Në çdo moment janë në kontakt me virusin vdekjeprurës dhe një prej kolegëve të tyre u sëmur dhe humbi jetën pak ditë më parë. Ndërkohë që në këtë qytet janë duke u ndërtuar spitale të reja në pak ditë. Nga e gjithë Kina janë dërguar rreth 2,300 mjekët të cilët janë shkuar në Hubei për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit
Rreth 2,300 punëtorë mjekësorë arritën të martën për të ndihmuar në egzaminimin dhe kurimin e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi. Të martën, 21 skuadra mjekësore nga provinca Gansu dhe Guangdong, rajoni autonom Xinjiang Uygur, Shanghai dhe krahina të tjera arritën në Hubei, epiqendra e shpërthimit.
Gjithsej 6,097 punonjës mjekësorë nga 26 krahina, komuna dhe rajone autonome, si dhe tre spitale ushtarake janë dërguar në krahinë që nga e mërkura.

FOTO GALERI
1/18
Mjeket kineze flene ne vendet e punes ne spitalin e mbushur me te prekur nga koronavirusi

Top Channel