Kompania Apple duhet të paguajë 837 milionë dollarë gjobë për shkeljen e patentave. Ajo u padit nga instituti i teknologjisë në 2016, i cili pretendonte se produkte si iPhone dhe Mac përmbanin përbërës elektronikë të prodhuar nga Broadcom që në anën tjetër është akuzuar për vjedhje.

Si Apple ashtu edhe broadcom janë dënuar në Kaliforni me gjoba respektive prej 837 dhe 270 milionë dollarësh si dëmshpërblim për institutin kalifornian të teknologjisë, për shkelje të katër patentave të depozituara nga universiteti për transmetimet përmes wifi.

Instituti kishte paraqitur një padi në gjykatë në 2016 duke pretenduar se iPhone, iPad dhe mac, kishin pjesë të projektuara prej tij por që ishin vjedhur nga broarcom.

Top Channel