E hënë, 16 Dhjetor 2019
10:27
Dëbora e parë në malin e Tomorrit tërheq alpinistët në peizazhin e bardhë

Reshjet e dëborës të rëna në fundjavë në malin e Tomorrit ftuan të apasionuarit pas alpinizimit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

10:19
U shpallën të pabanueshnme, nis shembja e 7 pallateve në Laç

Ka nisur shembja e 7 pallateve në qytetin e Laçit. Godinat u shpallën të pabanueshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe sot do të rrëzohen.

10:05
Vetëm 2% e nxënësve shqiptarë janë të shkëlqyer në matematikë, në literaturë me keq

15 vjeçarët në Shqipëri shënuan nivel më të ulët se mesatarja e OECD-së në lexim, matematikë dhe shkencë në testimin global të njohurive nga anketa PISA 2018, por rezultatet treguan se vetëm 2 për qind e nxënësve shqiptare shkëlqejnë në matematikë dhe shumë pak në literaturë.

09:58
9 të akuzuarit pas tërmetit, shtyhet për nesër caktimi i masës së sigurisë

Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për nëntë personat e akuzuar për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit. Disa prej tyre u arrestuan pak ditë më parë dhe akuzohen për disa vepra penale, që nga “vrasja me dashje” deri te “falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa disa të tjerë ndodhen ende në kërkim.

09:57
Foto/ MC Kresha i jep fund beqarisë

Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.

09:46
Gruaja më e shkurtër në botë

Jyoti Amge më 16 dhjetor 2011 ka hyrë në rekordet Guinness si gruaja më e shkurtër në botë, ajo është vetëm 62,8 centimetra e gjatë.

09:45
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për “startup” biznese

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizon konkursin dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për startap biznese.

09:43
Njeriu i propagandës së Putinit po qëndron në Kosovë

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin po qëndron në Kosovë. Kondrashov është zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK.

09:40
I hyn në makinë dhe i vjedh lekët, 44 vjeçari arrestohet në flagrancë

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim.

09:34
Po vijnë festat; Policia sekuestron fishekzjarret dhe kapsollat, 4 të proceduar

Policia njofton se ka shtuar “masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

09:24
Nisin shkollën në Kamëz, Rama shoqëron Aurelin dhe Alesion

Pasi u ka organizuar takimin surprizë dhe i ka dërguar të takojnë idhujt e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon dhe pas vizitës që u ka bërë në fundjavë në shtëpitë e reja ku janë vendosur tashmë në bashkinë e Kamzës, kryeministri Edi Rama, ashtu siç u kishte premtuar, i ka shoqëruar Aurelin dhe Alesion në ditën e parë në shkollën e re.

09:19
Nga Norvegjia në Greqi, 37 organizata thirrje Qeverisë shqiptare: Tërhiq paketën “antishpifje”

Janë 37 organizata nga vende të ndryshme të botës, 35 prej të cilave janë pjesë e “Solidarity Platform”, të cilat i janë bashkuar deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

09:03
“Kanali i Stambollit”, megaprojekti që do të shmangë ngushticën e Bosforit

Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.

08:51
Për tre shenja horoskopi, yjet nuk do të jenë favorizues këtë javë

Teksa planetët futen në zona të ndryshme të zodiakut, bëjnë që astrologjia të jetë me cikle, herë pozitive e herë negative, duke i vënë personat para sfidave të ndryshme.

08:51
Shoferi në Kakavijë bie në pranga, çfarë i gjeti policia brenda autobusit

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, Policia në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet.

08:36
Johnsoni do të miratojë ligjin e Brexitit deri në Krishtlindje

Fituesi i zgjedhjeve në Britaninë e madhe Boris Johnson ka shtuar ritmin për marrëveshjen e Brexitit. I frymëzuar nga shumica absolute për konservatorët e tij, Parlamenti i ri duhet të votojë për ligjin javën e ardhshme.

08:04
Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E diel, 15 Dhjetor 2019
23:01
Mal i Zi/ Kosovarët vrasin oficerin e policisë dhe largohen, më pas ‘plas’ lufta

Një oficer policie kufitar u qëllua në kokë me armë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se ai është gjuajtur nga sedilja e pasme e një makine zyrtare nga një shtetas kosovar.

22:53
Erdhi dhjetori, ndeshja e tretë pa fitore për Interin

Interi ka barazuar me Fiorentinën në ndeshjen e javës së 16-të me rezultatin 1-1, me një gol të shënuar nga Fiore në minutën e 92-të.

22:26
​SHBA riorganizon procesin e aplikimit për viza H-1B

Administrata Trump njoftoi një proces të ri për të aplikuar për vizat H-1B, duke kërkuar nga aplikantët që të regjistroheshin në internet për një lotari fillestare përpara se të paraqisnin peticionet e tyre të plota për vizat e lakmuara për punëtorë të huaj të kualifikuar.

22:05
6 dekada solli buzëqeshje/ Aktori i njohur shkodran i humorit Gëzim Kruja festoi 80 vjetorin

Karrierën humoristike e nisi që në moshën 13 vjeçare, ka një jetë në skenë, ndërsa këto ditë festoi 80 vjetorin e lindjes. “Mjeshtri i Madh” i humorit shqiptar, Gëzim Kruja, i cili ka dhuruar buzëqeshje pa fund për të gjithë, këtë ditëlindje nuk mundi t’i falenderonte miqtë e kolegët me fjalë, por zgjodhi t’u shkruajë.

21:17
Tragjedia në Librazhd/ Flet për herë të parë Olsi Hajdari: Atë natë…

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin pak ditë më parë, ku një çift ishin helmuar pas 5 ditësh martesë dhe nusja Rezarta, vetëm 19 vjeç ndërroji jetë teksa bashkëshorti Olsi Hajdari ishte në gjendje të rëndë.

21:03
Roma përmbys SPAL-in, Berisha dorëzohet në pjesën e dytë

SPAL-i, ku luan titullar portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, nuk ia doli të surprizonte Romën në “Olimpico”, edhe pse kaloi i pari në epërsi me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Petagna.

20:56
Basha: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, kreu i PD Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

20:43
35 vitet e “Last Christmas”/ Një nga këngët më të dëgjuara në periudhën e festave

Dhjetorin e vitit 1984, do të transmetohej për herë të parë ajo që u kthye shumë shpejt në njërën prej këngëve më të preferuara të Krishtlindjeve. “Last Christmas” nga George Michael dhe Andre Ridgley konsiderohet sot si një nga këngët më të dëgjuara të periudhës së festave të fundvitit.

20:39
Lufta tregtare me SHBA-të, Kina lëshon pe

Kina ka lëshuar pe në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar së fundi heqjen e disa tarifave të vendosura mbi mallrat amerikane. Vendimi duhet të hyjë në fuqi sot, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes tregtare midis dy vendeve të premten.

20:37
Anija 400 vjeçare që u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë

E konsideruar si luftanija më e madhe dhe e rëndësishme e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë në 1628-tën. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di arsyen e një fatkeqësie të tilla. Anija suedeze 68 metra e gjatë, e pajisur 64 topa me gjyle, shihej si një mrekulli, jo vetëm për nga funksioni, por edhe estetika.

20:22
Shpend Ahmeti dorëhiqet nga PSD/ Rezultatet e dobëta në zgjedhje, e zëvendëson Dardan Molliqaj

Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.

20:18
I largoi Vettingu, por duan benefite/ 4 gjyqtarë të lartë kërkojnë 2 paga dhe 50% të rrogës sipas viteve të punës

Ish kryetari i Gjykatës së Larte Xhezair Zaganjori dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të luajnë “juristash” me institucionet e reja te e reformës në drejtësi.

20:14
SPAK me polici shtetërore/ Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët

‘Illyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO.

19:47
Dygolësh dhe asist, De Bruyne mposhti i vetëm Arsenalin

Arsenali rezultoi “kafshatë” e lehtë për Manchester City-n në ndeshjen e parafundit të javës së 17-të të Premier League-s, që u zhvilluar në “Emirates”, në Londër.

19:45
Këngëtari i njohur e thotë hapur: Më kanë ofruar seks për të bërë karrierë

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në E Diell, këngëtari Denis Xherahu, i cili është pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse ka pasur oferta tunduese në Greqi për t’u rritur në karrierë ai është shprehur:

19:17
Sion-Xamax, shënojnë Kasami dhe Seferi

Dy shqiptarë protagonistët kryesorë të sfidës mes Sionit dhe Xamaxit në Superligën e Zvicrës, që përfundoi në barazim 1-1.

19:04
Aksidenti në Pogradec ku ndërroi jetë 68-vjeçari, arrestohet i riu nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku është aksidentuar nga një makinë një 68 vjeçar i cili ka qenë me biçikletë.

18:50
I ribashkuan priftërinjtë, Cardi B i dhuron 500 mijë $ bashkëshortit që e tradhëtoi

Priftërinjtë duket se e kanë bërë punën e tyre siç duhet! Pasi Cardi B deklaroi për revistën “Vogue” se e fali bashkëshortin Offset për tradhëtinë, e se pavarësisht se u paragjykua shumë në rrjetet sociale që u ribashkua me të, gjërat mes çiftit po shkojnë për mrekulli.

18:17
Aksident në aksin Laç-Mamurras, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

18:05
Tërmeti 6.8 ballësh në Filipine, katër viktima deri më tani

Të paktën katër persona, duke përfshirë një vajzë gjashtë vjeçare, kanë vdekur, dhe disa të tjerë janë plagosën pasi një tërmeti me madhësi 6.9 ballë goditi Mindanao në Filipine të Dielën, konfirmoi një zyrtar lokal.

17:54
Partizani do ta mbyllë vitin pa trajner, Kalari-Tomorri dyshja emergjente

Drejtuesit e Partizanit nuk po nxitojnë për të emëruar trajnerin e r të të kuqve pas shkarkimit të Franco Lerdas. Madje, nga burime pranë klubit kryeqytetas, mësohet se ky vit kalendarik do të mbyllet pa zhvillime të reja sa i përket stolit, me skuadrën që do të drejtohet nga Reinaldo Kalari, ish-futbollisti i kuq deri pak muaj më parë, ndërsa në krah të tij do të jetë Genc Tomorri, që gjithmonë ka shfaqur disponibilitetin e tij në raste emergjence.

17:37
Voskopoja zbardhet nga dëbora

Voskopoja ditën e sotme është zbardhur nga dëbora duke na dhuruar një pejsazh shumë relaksues.

17:27
Milan i pafat, Juventus merr vendin e parë falë Ronaldos

Juventusit i mjaftoi pjesa e parë për të mposhtur 3-1 Udinesen në “Allianz Stadium” e sigurisht edhe për të marrë vendin e parë, qoftë për disa orë. Bardhezinjtë shënuan tri herë brenda 45 minutave me Cristiano Ronaldon (realizoi dygolësh) dhe Leonardo Bonuccin (në limitet e kohës së rregullt të fraksionit të parë).

17:09
Vetëplagoset 67-vjeçari

Një person dyshohet se ka plagosur vetën në fshatin Fshat të bashkisë Klos. Ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij të fundit raporton policia.

17:05
Mrekullia Mourinho/ E mori Tottenhamin në vend të 14-ë, tashmë 3 pikë larg Champions

Tottenham ka arritur që të fitojë ditën e sotme falë një goli të shënuar në minutën e 91 nga Vertonghen kundër Wolves.

16:45
Kylie një “Kim” e dytë! (FOTO)

E konsideruar nga “Forbes” si miliarderja më e re në moshë e bërë vetë, Kylie Jenner, 22 vjeç, është anëtarja më e pasur e klanit Kardashian-Jenner.

16:44
34-vjeçari nuk heq dorë/ Pasi e dhunoi, kërcënon ish-bashkëjetuesen nga telefoni i burgut

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri. Besim Balla i cili është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në burgun e Peqinit pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, nuk ka hequr dorë nga kërcënimet edhe pse ndodhet pas hekurave.

16:31
Flamengo nuk dorëzohet, kërkon me çdo kusht qëndrimin e Gabigol!

Zëvendës presidenti i Flamengo, Marcos Braz gjatë një interviste deklaroi se beson se bisedimet me Interin për Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol do të shkojnë shumë mirë.

16:14
Vrasja e Indrit Çelës, teknikut të kondicionerëve. Dorëzohet në polici Albano Kusi

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën para pak muajsh ku një teknik kondicioneri i vra me plumb në kokë për motive të dobëta.

15:48
Irani parandalon sulmin e dytë kibernetik?

Një zyrtar i lartë në Qeverinë e Iranit, tha se Tehrani ka parandaluar një sulm të dytë kibernetik ndaj vendit, disa ditë më parë.

15:30
Vlerat fantastike të çajit të jaseminës!

Përdorimet terapeutike të çajit të jaseminës gjallërojnë trupin dhe mendjen.

14:55
“Mos ju referoni aplikacioneve, por Institutit të Gjeoshkencës”/ Lëkundja e fortë gjatë natës, reagojnë sizmologët

Një tjetër lëkundje e tokës ka shkaktuar panik te banorët e Durrësit, Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2.18.

14:46
Mjekësia dhe Inxhinieria e Ndërtimit nuk hapen! Fakultetet e dëmtuara nga tërmeti, mësimi nis në 6 janar

Për shkak të gjendjes të jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, u dëmtuan edhe disa institucione arsimore.

14:43
S’ka më para të fshehura jashtë! Nga 1 qershori tatimet do kenë listën edhe nga Qipro, ishujt Kayman e Zvicra

Politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publik.

14:38
Protestat në Hong Kong nuk ndalen! Përleshje edhe në qendrat tregtare

Policia e Hong Kong-ut ka përdorur sprej (spray) për t’i shpërndarë protestuesit dhe i ka arrestuar disa prej tyre të dielën pasi disa grupe të vogla të tyre i shenjestruan disa qendra tregtare, duke i dhënë fund një qetësie relative në qytetin me autonomi të kufizuar.

14:20
Më e preferuara e Krishtlindjeve! 3 dekada e gjysmë nga kënga hit e fundvitit

15 dhjetorin e vitit 1984, do të transmetohej për herë të parë ajo që u kthye shumë shpejt në njërën prej këngëve më të preferuara të Krishtlindjeve.

13:59
Aksident në hyrje të Pogradecit, makina përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në hyrje të Pogradecit.

13:47
“Bashkë plotësuam një ëndërr”/ 9-vjetori i lëvizjes pa viza, Basha mesazh për shqiptarët

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian mbi heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtonin në shtetet e Bashkimit Evropian.

13:36
Drogë dhe prostitucion në klubet e natës së Shkodrës! Arrestohen 3 persona (EMRAT)

Drogë dhe prostitucion në klubet e Shkodrës- ky është rezultati i një operacioni policor nga ku mbetën të arrestuar dy menaxherë të një klubi nate dhe një tjetër person, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë e shitur lëndë narkotike kokainë, si dhe kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

13:24
Audicionet e Top Talent! Sezoni i tretë nis në janar në ekranin e Top Channel

Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar në ekranin e Top Channel, ndërsa audicionet e para të programit nisën të shtunën si edhe vijuan gjatë të dielës, teksa u shfaqen në ‘livestream’ ne Kanalin e Top Channel-it si edhe ne Top News.

13:18
Përplasi një burrë me makinën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi aksidentoi me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

13:10
Shpend Ahmeti jep dorëheqjen si kryetar i PSD-së, në vend të tij bashkëshorti i ministres Shahini?

Përmes një statusi në Facebook, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në Partinë SocialDemokrate.

12:58
“Solidaritet i jashtëzakonshëm nga fqinjët pas tërmetit”/ Veliaj i jep Kullën e Sahatit homologut nga Janina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësues i komunitetit hebraik në këtë qytet.

12:54
Aksident në Itali! Humb jetën muratori shqiptar, lë pas gruan dhe 2 fëmijët (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, në Moncalvo të Italisë ka humbur jetën një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare.

12:36
Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, Kina lëshon pe!

Kina ka lëshuar pe në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar së fundmi heqjen e disa tarifave të vendosura mbi mallrat amerikane.

12:30
Si meksikanët shpëtuan një qytet fantazmë të SHBA

Guymon në Oklahoma edhe për pak dhe do të shndërrohej në një qytet fantazmë.

12:25
Protestat “mbajnë peng” Parisin! Bllokohet transporti hekurudhor; mbyllen fabrikat

Pas mobilizimit disaditor kundër reformës së pensioneve, në Francë qarkullimi mbetet problematik.

12:20
LDK-VV, nuk ka marrëveshje! Dështon edhe takimi i së shtunës Kurti-Mustafa

Një takim tjetër mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk dha rezultate për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.

12:13
Fiskalizimi nis me biznesin e madh/ Biznesi: Kosto e instalimit dhe e përdorimit është e lartë

Në shtator të 2020-s do të nisë funksionimi i sistemit të lëshimit të faturave elektronike.

12:02
Kompozitorët e parë të Rilindjes, Exclusive sjell sonte jetën dhe krijimtarinë e Palokë e Lec Kurtit

Palokë Kurti u lind më 3 korrik 1860, në qytetin e Shkodrës.

11:56
Ndeshja Shkumbini-Dinamo/ Peqin, rrihet në fushë arbitri!

Arbitri Sokol Bebja u sulmua nga tifozë të skuadrës së Shkumbinit në sfidën e Kategorisë së parë ndaj Dinamos.

11:49
Salca e famshme e Përmetit! Prezantohen 15 mënyrat për ta gatuar

Përmeti prezantoi në një ceremoni të veçantë 15 mënyra për të gatuar salcën e famshme të shakullit.

11:43
Pallati i pabanueshëm në Laç/ Familja e strehuar në Shëngjin, kryefamiljari fle në makinë, poshtë shtëpisë

Lin Kalthi jeton në pallatin 128, në lagjen numër 4, në qytetin e Laçit.

11:34
Nga vjedhja te dhuna, 3 persona arrestohen gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Tre persona kanë rënë në pranga për tre vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

11:29
Valë shkarkimesh! Largohen Lerda, Shkëmbi, Marantas

Kjo fundjavë e kategorisë Superiore ishte e zezë për disa prej trajnerëve dhe jo vetëm për rezultatet e skuadrave të tyre në ndeshjet e radhës.

11:16
Florian Marku triumfon në Londër!

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mundur të sigurojë fitoren gjatë një përballjeje në Londër.

11:07
Brexit po vjen! Reagime nga ekonomia gjermane

Pas fitores së thellë të konservatorëve në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, Brexiti i rregulluar konsiderohet një çështje e mbyllur. Ekonomia gjermane ka shpresa, por edhe disa dyshime.

11:04
Përpara hotelit me 5 yje! Grabitje me armë në Buenos Aires; babai ndërron jetë, i biri plagoset

Një burrë ka mbetur i vrarë e ndërsa djali i tij është plagosur gjatë një grabitjeje me armë, përpara një hoteli me 5 yje në Buenos Aires.

10:51
Rruga “Dritan Hoxha” në Tiranë me rrjet të ri ujësjellësi

Ka përfunduar një investim i rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të rrugës “Dritan Hoxha”.

10:45
Vidhnin shtëpi në Belgjikë/ Arrestohet një 45-vjeçar, shkon në 10 numri i shqiptarëve të ndaluar

Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar për vjedhje në Belgjikë.

10:34
“Ciklon intensiv”! Shi, erë dhe reshje dëbore, Evropa do përballet me stuhi të fuqishme

Evropa do të përballet brenda disa ditësh me stuhi te fuqishme dëborë, parashikon BBC.

10:23
Askush nuk e di pse! Misteri i luftanijes më të madhe në botë që u fundos pas 20 minutave të udhëtimit të parë

E konsideruar si luftanija më e madhe dhe e rëndësishme e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të pare në 1628-tën.

10:16
Si të përdorni xhenxhefilin kundër problemeve të lëkurës

Përveç përdorimit në kuzhinë dhe të vlerave për shëndetin, xhenxhefili mund të shfrytëzohet edhe për bukurinë e lëkurës.

10:05
Dita kur hyri në fuqi vendimi i heqjes së vizave për Shqipërinë

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

09:59
Vullkani në Zelandën e Re/ Shkon në 16 numri i viktimave, 2 të tjerë ende të zhdukur

Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re më 9 dhjetor e ka shpënë numrin e viktimave në 16, ndërkohë që dy persona rezultojnë të zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë rreth tyre.

09:45
Policia i kontrollon makinën, ja ç’gjen në automjetin e 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga nga policia e Fierit.

09:34
Ishte shpallur në kërkim për drogë, kush është 29-vjeçari shqiptar i ekstraduar nga Roma

Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë.

09:27
Grabiti pasagjerët dhe qëlloi për vdekje policin, ekstradohet nga Kroacia 35-vjeçari (EMRI)

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Zagrebit për t’u ekstraduar drejt vendit tonë.

09:17
“Pistë garash”! Radari pikas shpejtësi të lartë, policia bllokon 9 patenta

Duket se aksi rrugor Sauk-TEG dhe rruga Tiranë -Durrës janë shndërruar thuajse në një pistë garash, ku automjetet udhëtojnë me një shpejtësi tej normës së lejuar.

09:06
Fundi i një regjimi! Si u ekzekutua diktatori Çaushesku së bashku me të shoqen! (VIDEO)

Revoltat kundër diktatorit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku e shtynë këtë të fundit dhe gruan e tij, Elenën të largoheshin me shpejtësi nga Bukureshti më 22 dhjetor të vitit 1989.

08:57
Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, pamjet kaotike në vend!

Video dhe imazhe të shumta, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale pasqyrojnë forcën dhe dhunën e tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi Filipinet mëngjesin e sotëm.

08:48
Faik Konica, mjeshtri i gjuhës shqipe

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Konica ishte studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist, diplomat shqiptar dhe aktivist kombëtar.

08:41
Si u përmbys regjimi komunist në Rumani?

Një kryengritje popullore në Rumani, më 15 dhjetor të vitit 1989, rezultoi në përmbysjen e regjimit komunist 42-vjeçar.

08:28
Një tërmet me magnitudë 6.8 godet Filipinet! (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.

08:12
Tërmet gjatë natës, ja epiqendra dhe magnituda

Pas disa ditëve qetësi, mbrëmë është shënuar një tërmet, që është paslëkundje e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

08:00
Rikthehet moti me diell, ky është parashikimi motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E shtunë, 14 Dhjetor 2019
23:03
Historia e tij na preku të gjithëve, boksieri Klevis Çelaj provon emocionet më të forta në “Shiko kush LUAN”

Disa javë më parë bëri bujë në media një deklaratë e “Kampionit të Boksit” Klevis Çelaj i cili mes lotësh rrëfente për vështirësitë ekonomike të familjes së tij dhe se sa pak i vlerësuar ishte ndjerë kur për fitoren shteti e kishte shpërblyer vetëm me 14 mijë lekë.

22:58
Tre vite pas publikimit të këngës “Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B, Edona Llalloshi jep mendimin e saj

Ju kishte marrë malli për Edona Llalloshin? Epo “Shiko kush LUAN” është çdo mbrëmje të së shtunës në Top Channel edhe për të na shuar nostalgjitë me personazhe që edhe pse kalojnë vitet mbeten të preferuarit e publikut.

22:58
Ka bërë ‘casting’ për të qenë ëngjëll i Victoria’s Secret, por nuk u përzgjodh? Xhesika Berberi zbulon njëherë e mirë të vërtetën!

Xhesika Berberi ishte një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku sigurisht që nuk do anashkalohej edhe thashethemi se modelja ka bërë casting për të qenë ëngjëll i Victoria’s Secret, por që nuk u përzgjodh.

22:56
A është dedikim ‘Marova’ e Fifit? E zbulon vetë këngëtarja dhe nuk është për këngëtarin që të gjithë ju po mendoni!

Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto kohë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi dhe kompozitori e këngëtari Flori Mumajesi janë në një lidhje dashurie. Deri më tani dyshja nuk kanë dhënë një konfimim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media.

22:52
Humbje e prapritur e Chelsea-t, ndalet Leicesteri, Liverpooli +10

Humbje e papritur e Chelsea-t 0-1 në “Stamford Bridge” përballë Bournemouthit, në një takim që konsiderohej i lehtë, deri diku, në letër për blutë e Londrës.

22:40
Ngjela vlerëson Top Story: I vetmi emision që zbërtheu abuzimet me ndërtimet në Durrës

E gjithë kryefjala e pas tërmetit kanë qenë hetimet për ndërtimet pa asnjë cilësi, sidomos në Durrës. Shtesa katesh, ndërtime pa leje, abuzime të mëdha janë pjesë e hetimeve, ndërkohë që javën e kaluar në emisionin e radhës Top Story zbuloi të vërteta të pathëna deri tani për ndërtues e zyrtarë që kanë abuzuar me ndërtimet në Durrës.

22:20
Vajzat e yjeve të Hollywood që janë rritur si supermodele

Vajzat e personave të famshëm janë ato që shpeshherë i angazhojnë fotografët e faqeve rozë më shumë se çdo gjë.