Bilanci botëror i Covid-19/ 487 mijë të infektuar dhe mbi 22 mijë viktima

26/03/2020 12:05

486,702 të infektuar dhe 22,022 viktima është bilanci aktual i Covid-19, në mbarë botën.

Aktualisht situata paraqitet problematike në Itali, Spanjë dhe SHBA. Vendi më i goditur në Evropë, Italia numëron 74,386 të prekur dhe 7,503 viktima, ndërkohë që shifrat kanë ndryshuar me ritme të frikshme edhe në Spanjë. Saktësisht 56,188 infektime dhe 4,089 të vdekur.

Po kështu, SHBA ka 68,581 raste dhe 1,036 të pajetë. Ndërkohë në Iran, 29,406 raste dhe 2,234 viktima si dhe në Francë 25,233 raste dhe 1,331 viktima.

Ndërkohë Rusia ka vendosur të ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga qeveria e Moskës. Në një mesazh për kombin dje, më 25 mars, Presidenti Vladimir Putin urdhëroi që të gjitha aktivitetet jo thelbësore të ndalen nga 28 mars deri në 5 prill. Votimi i planifikuar në 22 prill për reformën kushtetuese, i cili mund të lejojë që Putini të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2036, gjithashtu është shtyrë.

  Përditësimi i fundit/ Rusia ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Mbi 1000 vdekje në SHBA, gati 70 mijë të infektuar

Top Channel