Shkon në 24 numri i viktimave në Greqi/ Pas babait, ndërron jetë edhe i biri

26/03/2020 14:22

Ka shkuar në 24 numri i vdekjeve nga Covid-19 në Greqi.

Viktima e fundit është një 64-vjeçar nga fshati Damaskinia në Kostur. Mësohet se i ndjeri është anëtari i dytë i familjes, që humb jetën si pasojë e koronavirusi.

Pak ditë më parë, ndërroi jetë është babai i tij, 90 vjeç. Deri më tani raportohen 821 të prekur në Greqi dhe 24 viktima.

  Thuhet se ka efekt mbi Covid-19, mbërrin në Greqi medikamenti i porositur nga India

 

Top Channel