Covid-19/ Ish-kryeministri britanik: Liderët botërorë të krijojnë një qeveri të përkohshme globale

26/03/2020 10:31

Ish-kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, ka kërkuar nga liderët botërorë, krijimin e një formë të përkohshme të qeverisë globale, për të trajtuar krizën mjekësore dhe atë ekonomike, shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Brown tha se është i nevojshëm krijimi i një grupi pune, që përfshin udhëheqës botërorë, ekspertë të shëndetit dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, që do të kenë fuqi ekzekutive për të menaxhuar situatën në fjalë.

Raportohet se një takim virtual do të mbahet të enjten, me grupin G20, që përfshihen vendet e zhvilluara, i kryesuar nga Arabia Saudite. Sipas Brown do të ishte e preferueshme që të ishte i përfshirë edhe Këshili i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Top Channel