Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Një njoftim nga Presidenca bën me dijeni se Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin në fjalë do të sjellin një përmirësim të procedurave rregullatore të sektorit, të lidhura me prodhimin, importimin dhe regjistrimin e pajisjeve të tilla.

Në ligj përcaktohet një proces licensimi për pajisjet mjekësore. Gjithashtu do të vendosen rregulla të mirëpërcaktuara edhe për blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 21/2020

Top Channel